Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Ferizaj, gjobitet shoferi që drejtoi automjetin pa regjistrim që nga viti 2020

Policia e Ferizajt e ka gjobitur një vozitës pasi ka drejtuar automjetin e tij me afat të skaduar të regjistrimit që nga data 07.08.2020.

Në një komunikatë për media, thuhet se Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj me datën 17.04.2024 rreth orës 13:11 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinës, saktësisht në fshatin Babush ka ndaluar shoferin B.S., i moshës 44-vjeçar,  i cili po drejtonte veturën me afat të skaduar të regjistrimit.

Ndaj tij policia ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 200 euro dhe ia konfiskoi veturën.

Policia Rajonale e Ferizajt thotë se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

“Apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos drejtojnë automjetet e tyre më afat të skaduar të regjistrimit , ndërsa ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë”- thuhet në njoftim.

“Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”- thuhet në apelin policor.