Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Foto: REL
Chollet bisedon me Kurtin dhe Vuçiqin: Palët t’i kthehen dialogut
Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, ka njoftuar se ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Chollet ka thënë se të dyja palët duhet të kthehen në dialog.
Ai tha se me Kurtin folën për sulmin e së dielës në Kosovë duke thënë se dënojnë ashpër dhunën kundër Policisë së Kosovës.
Spoke with PM @albinkurti of the heinous attack Sunday in Kosovo. Strongly condemned violence against Kosovo Police; expressed condolences on the loss of Sergeant Afrim Bunjaku. Both sides must return to the EU-facilitated Dialogue and implement Ohrid commitments.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) September 26, 2023
Ndërsa, ka njoftuar se me presidentin serb kanë folur për rëndësinë e shtendosjes së menjëhershme të situatës në veri të Kosovës.
“Humbja tragjike e jetës nënvizon nevojën urgjente për të rivendosur qetësinë dhe për t’u kthyer në dialog”- ka thënë ai.
Spoke to President Vucic @predsednikrs on the importance of immediate de-escalation in the north of Kosovo and avoiding actions which could further inflame tensions. The tragic loss of life underscores the urgent need to restore calm and return to the EU-facilitated Dialogue.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) September 26, 2023
Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, u vra, një tjetër u plagos dhe një tjetër u lëndua, pas një sulmi nga persona të armatosur në Banjskë të Zveçanit, rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës.
Policia e Kosovës kishte rrethuar të dyshuarit, rreth 30 persona – pjesëtarë të grupit të armatosur terrorist që gjendeshin në manastirin e Banjskës, derisa sulmet ndaj njësiteve policore vazhduan edhe në mbrëmje.
Organet e rendit konfirmuan se tre pjesëtarë të grupit terrorist janë vrarë dhe tetë të tjerë janë arrestuar, dy prej tyre të uniformuar dhe katër të tjerë që ndihmonin në operacion përmes radiolidhjeve.