Bizneset nuk duhet të publikojnë video nga kamerat e sigurisë në raste të vjedhjeve, duhet t’i dorëzojnë në polici

Në disa raste janë identifikuar situata ku bizneset apo individë kanë publikuar pamje në të cilat denoncojnë me fotografi persona që dyshohet se kanë kryer vjedhje.

Edhe pse ky veprim mund të ndihmojë në identifikimin e personave të përfshirë, ai cenon standardet e privatësisë. Sipas Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIP), në raste të tilla është e nevojshme të tregohet kujdes i shtuar gjatë publikimit, për të mos shkelur të drejtat e qytetarëve dhe për të respektuar legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Kushtrim Mustafa nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, Divizioni për Inspektim dhe Kontroll thotë se nuk kanë të drejtë.

Kjo për faktin se personat që apostrofohen në video apo fotografi që publikohen duhet të trajtohen nga ana e autoriteteve të sigurisë.

“Sepse ata qytetar në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthortë ju ndikon në jetën e tyre sepse prezumimi i pafajësisë është deri në një vendim të gjykatës”- thotë Mustafa për KALLXO.com.

Ai shton edhe se kanë trajtuar raste të ndryshme kur institucionet publike kanë publikuar të dhëna personale të qytetarëve nëpër platformat e tyre online.

“Në fakt në plaforma të institucioneve publike ndoshta e keni parë, dhe vendimet e AIP kryesisht në fazat e para kanë qenë për institucionet publike kanë qenë një lloj ndërgjegjësimi që institucionet publike mos të publikojnë të dhëna personale pa bazë ligjore, mos të grumbullojnë të dhëna personale pa ndonjë qëllim të caktuar dhe legjitim”- thotë Mustafa.

Ai shtoi edhe se janë në fazën e zhvillimit të sistemit duke dhënë mendimet e AIP-së se cilat të dhëna të grumbullohen dhe përpunohen.

“Faza finale është që ne po grumbullojmë  të dhëna personale sepse për ato ka bazë ligjore një legjitimitet por qëllimi kryesor është që ato institucione që grumbullojnë të kenë masat e duhura të sigurisë për mbrojtje të të dhënave personale, të jenë të certifikuar me standardet më të larta të sigurisë”- shtoi Mustafa.

Sipas Mustafës institucionet publikuan të dhëna personale si numrin e letërnjoftimit apo të dhëna shëndetësore.

“Ne kemi pasur shumë institucione që kanë publiku të dhëna personale pa një bazë ligjore kanë qenë raste kur kanë publikuar numra personal të vetë subjekteve, ka pasur të dhëna personale si të dhëna shëndetësore të dhëna me procese të rimburësimit, numra të llogarisë bankare dhe kur kemi kësi lloj shkelje nuk ka tjetër përveç gjobës”- shton tutje Mustafa.

I njëjti sqaron se pse numri personal dhe ai i xhirollogarisë konsiderohen personale dhe nuk duhet të ndahen apo publikohen online pa ditur saktë se ku po e vendos këtë të dhënë.

“Numri personal dhe numri i xhirollogarisë janë unik, i cili e identifikon subjektin e të dhënave pra qytetarët. Sepse numri personal është për secilin unik dhe ai numër do të na përfaqësoj është i pandryshueshëm”- shton ai.

Sipas tij, vetë marrja e numrit personal të jep mundësinë që me u qas në shumë sisteme.

Në disa raste edhe Policia e Kosovës pati publikuar të dhëna personale të qytetarëve. Edhe për këtë ka një përgjigje Mustafa në intervistën që dha në Kallxo Pernime.

“Edhe institucionet e sigurisë kur ka hyrë në fuqi ligji për mbrojtjen e të dhënave personale e para punës ka qenë si institucion është fushata ndërgjegjësuese. Është e vërtet që edhe institucionet qoftë edhe ato të sigurisë kanë publikuar të dhëna por në momentin që kemi pranuar ankesa apo njoftime, apo edhe vet kur kemi bërë inspektime kemi pa që ka rrjedhje të të dhënave ne i kemi marrë veprime dhe i kemi urdhëru që të dhënat mu largu dhe masa tjetër ka qenë shqiptimi i gjobës”- tregon ai.

Edhe në rastet kur Policia e Kosovës publikon fotografi të qytetarëve, Mustafa thotë se kjo bëhet me arsyetimin e interesit publik.

“Ne me policinë kemi një memorandum bashkëpunimi dhe jemi në mënyrë të vazhdueshme tu e rrit. Policia e Kosovës të dhënat i publikon me urdhër të prokurorit por që në takime që jemi duke i mbajtë thirrën në bazën ligjore se është interes i publikut por që duhet të ato të dhëna të publikohen në mënyrë sa ma të vogël”- tregon Mustafa.

E për këta persona që gjejnë veten në këto platforma online shtetërore mund të ankohen në AIP.