Ilustrim

Arrestohet një 34- vjeçar në aeroportin "Adem Jashari" - kërkohej për shitblerje të narkotikëve

Një person i kërkuar nga Gjykata është arrestuar në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.

P.H, 34- vjeçar, më 15.04.2024, rreth orës 14:00 fillimisht është ndaluar në aeroport e më pas është arrestuar nga policët e stacionit të Ferizajt.

Ai po kërkohej për veprën penale: “Blerja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”, e dënueshme me 3 vjet e 6 muaj.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i arrestuari është dërguar në mbajtje.

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e personave të kërkuar nga gjykatat duke siguruar se të dhënat e tyre do të ruhen në konfidencialitet të plotë.