Arrestohet edhe një i dyshuar për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Një person është arrestuar sot gjatë ditës, si i dyshuar në lidhje me rastin e vrasjes së Liridona Ademaj.

KALLXO.com ka mësuar se personi që është arrestuar dyshohet që e ka shitur armën, më të cilën është kryer vrasja e Liridona Ademajt.

Ai është arrestuar gjatë ditës së sotme nga hetuesit e Policisë së Kosovës.

KALLXO.com ka mësuar se i dyshuari është T.D. i lindur më 1974.

Lidhur me rastin deri tani janë arrestuar katër persona, në mesin e tyre është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Në dosjen e prokurorisë që ka siguruar KALLXO.com, përmendet fakti se rreth orës 20:25 në rrugën “Dalip Alshiqi” në fshatin Bërnicë, me maskë në kokë e i armatosur kishte dalë para veturës tashmë i dyshuari Granit Plava dhe nga një afërsi e kishte qëlluar me plumb në qafë Liridona Ademajn.

Nga plaga që ka marrë Liridona Ademaj kishte vdekur ndërsa prokuroria përshkruan edhe detaje të tjera të cilat tregojnë inskenimin e një grabitje e cila sipas prokurorisë besohet të jetë një vrasje me pagesë.

Prokuroria në dokumentin e saj me të cilin ka kërkuar edhe masën e sigurisë-paraburgimin e tre të dyshuarve, Naim Murseli, Granit Plava e Kushtrim Kokalla, ka treguar rolin e secilit prej tashmë të pandehurve në rast.

Fillimisht, Naim Murseli pretendohet sipas dosjes që ishte marrë vesh me Granit Plavën që kur të dalë me maskë ta qëlloj me armë Liridona Ademajn, Naimi me dy fëmijët të largohej nga vetura fillimisht.

Raportimet e KALLXO.com – LINK