Paketime të duhanit të konfiskuara nga Policia. Foto: Facebook/PK.

Policia kap rreth 400 kilogramë duhan kontrabandë në një automjet me targa të Serbisë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pasditen e së enjtes, më 02.05.2024, ka arritur të kapë një sasi prej rreth 400 kilogramë duhan kontrabandë në një makinë me targa të Serbisë në Gjilan.

“Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur se kishte të kishte të ngarkuar, paketimet me duhan të përpunuar, klasifikuara sipas emërtimeve të markës së duhanit: ’Marlboro’ 480 paketime x 0.5 kg, gjithsej 240 kg dhe ‘Dunhill’ 300 paketime x 0.5 kg gjithsej 150 kg. Gjithsej 390 kg duhan”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast “kontrabandim me mallra”, ndërsa malli i konfiskuar është dërguar në Doganë për procedura të mëtejshme.