Iniciativa ‘Oral History Kosovo’ organizon punëtori për analizimin e historive gojore

Iniciativa për histori gojore “Oral History Kosovo” do të mbajë një punëtori njëditore që ka të bëjë me historinë gojore si metodë për të dokumentuar dhe kuptuar përvojat personale dhe ndërlidhjen me narrativat më të gjera historike.

Punëtoria “Përmes biografisë në histori – Intervistimi etik dhe analiza” do të mbahet nga Jakub Gałęziowski, një historian gojor nga “Polish Oral History Association” dhe mbahet më 14.05.2024 në “Activism Hub” (Zyrat e YIHR-së).

Punëtoria ofron njohuri të vlefshme për bërjen e intervistave në mënyrë etike dhe analizimin e historive gojore.

Iniciativa “Oral History Kosovo” ka bërë të ditur përmes në njoftimi në Facebook se në këtë punëtori mund të marrin pjesë të gjithë personat që janë të interesuar të njihen me historinë gojore si metodë për të dokumentuar dhe kuptuar përvojat personale.

“Ftohen të bashkëngjiten të gjithë personat e interesuar të mësojnë bazat e intervistimit të historisë gojore, duke u fokusuar në praktikat etike dhe teknikat efektive të analizës. Punëtoria është për studentë, akademikë, historianë ose entuziastë. Kjo punëtori ofron njohuri të vlefshme për bërjen e intervistave në mënyrë etike dhe analizimin e historive gojore”- thuhet në njoftim.

Përmes ligjërimit të historianit gojor, Jakub Gałęziowski, thuhet më tej në njoftim, pjesëmarrësit në punëtori do të marrin njohuri mbi procesin e dokumentimit të biografive personale që ofrojnë perspektiva unike mbi ngjarjet historike dhe kontekstet kulturore.

Kjo punëtori do të mbahet në gjuhën angleze.

Të interesuarit për pjesëmarrje në punëtori mund të aplikojnë deri më 08.05.2024, në linkun: https://forms.gle/T8jkuvvihnTGdpSQ8.