Foto: Facebook/MKRS.

9 milionë euro për tri vite për renovimin e stadiumit të qytetit në Gjakovë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se ka ndarë 9 milionë euro për renovimin e stadiumit të qytetit në Gjakovë.

Kjo është bërë e mundur pas nënshkrimit të një memorandumi në mes të MKRS-së dhe Komunës së Gjakovës.

“Është nënshkruar memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Sportit dhe Komunës së Gjakovës, qëllimi i të cilit është krijimi i kornizës ligjore për bashkëpunimin dhe financimin e zbatimit të projektit për renovimin e stadiumit të qytetit në Gjakovë”- thuhet në njoftimin e MKRS-së në Facebook.

Sipas njoftimit, MKRS-ja merr përsipër sigurimin e mjeteve financiare në shumën prej 9 milionë euro për vitet 2024, 2025 dhe 2026.

Kurse Komuna e Gjakovës, sipas njoftimit, ka për obligim zhvillimin e procedurave të prokurimit, punët ndërtimore si dhe mbikëqyrjen teknike.