Ilustrim, Foto: Gerd Altmann
Tri raste të dhunës në familje të raportuara në 24-orët e fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar tri raste të dhunës në familje.
Sipas Policisë të arrestuar kanë mbetur nga këto raste tre burra, përderisa viktimat janë të gjitha gra.
Policia ka njoftuar se njëri nga rastet që është raportuar ka ndodhur në Fushë Kosovë, më 18.04.2024 në 17:00h.
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar një burrë pasi i njëjti dyshohet se kishte kanosur verbalisht dhe shqetësuar viktimën.
Sipas Policisë, me e vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Tutje është raportuar për një rast tjetër që është raportuar në Ferizaj, e që është iniciuar si kanosje dhe dhunë në familje.
Në stacionin e Policisë në Ferizaj janë paraqitur më 18.04.2024 tre viktimat, të cilat kanë raportuar se janë kanosur verbalisht nga i dyshuari më 16.04.2024 në 14:30h.
Policia ka thënë se lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje.
Rasti i tretë i raportuar ka ndodhur në Gjakovë më 18.04.2024 në 11:00h.
Policia ka thënë se është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën.
PK ka thënë se nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.