634 raste aktive me COVID-19 vetëm në Prishtinë

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në nivel vendi është ende i lartë përkundër rasteve të reja të cilat janë ulur dukshëm në krahasim me disa javë më parë.

Aktualisht në Kosovë janë 1,822 raste aktive me coronavirus. Sa i përket komunave kryeqyteti prinë me 634 raste aktive me SARS-CoV-2 pas Prishtinës është radhitur Mitrovica me 152 raste të tilla, pastaj Komuna e Gjilanit me 122 raste të tilla, ndërsa komuna tjera aktualisht janë nën 100 raste aktive.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, komuna e Kamenicës ka vetëm nëntë raste aktive me COVID-19, kështu është radhitur komuna me më pak raste aktive në nivel vendi.

Instituti poashtu ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në nivel vendi janë regjistruar 18 raste aktive me SARS-CoV-2 përderisa nuk është regjistruar asnjë vdekje me coronavirus.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 107,447, përderisa 2,243 raste të vdekjeve si dhe 103,382 qytetarë janë shëruar nga kjo sëmundje.

Sa i përket vaksinimit me vaksinën kundër COVID-19, gjatë 24 orëve janë dhënë 2,595 doza të vaksinës kundër COVID-19, përderisa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 69,686 doza të vaksinës.

Rezultatet e fundit me COVID-19, asnjë i vdekur, 18 raste pozitive