array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se Ushtria e Kosovës ka armatimin “më të fuqishëm të botës”

Deklarata

Armatimi më i fuqishëm i botës tashmë në dorë të Ushtrisë së Kosovës MashaaAllah

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Rrenë

Titulli i postimit “Armatimi më i fuqishëm i botës tashmë në dorë të Ushtrisë së Kosovës MashaaAllah” është i rremë. Në video shihen disa pajisje ushtarake, duke përfshirë dronë, të cilat janë realizuar në një panair të armëve. Ministria e Mbrojtjes thotë se këto pajisje që shihen në këtë video, nuk janë të pajisjeve ushtarake të FSK-së, por janë nga panairet e ndryshme të pajisjeve ushtarake dhe armatimeve. Ministria e Mbrojtjes i ka bërë publike blerjet dhe donacionet e armëve apo pajisjeve ushtarake.

Artikulli

Më 16 janar 2024, faqja në Facebook “Rosu” (arkiva). ka publikuar një video të shkurt (reals) me mbishkrimin “Armatimi më i fuqishëm i botës tashmë në dorë të Ushtrisë së Kosovës MashaaAllah” (arkiva).

E njëjta video ishte publikuar edhe në faqen në Facebook “Mesele” (arkiva).

Në këto video janë prezantuar disa armë, të cilat është pretenduar se tashmë i takojnë Ushtrisë së Kosovës.

Për të verifikuar pretendimet e ngritura në këtë video, Krypometër fillimisht ka shikuar nëse në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes është publikuar ndonjë njoftim për blerjen e armatimit që shihet në këtë video. 

Në faqen e ministrisë së Mbrojtjes nuk ka asnjë njoftim që tregon se Kosova ka blerë këtë armatim.

Qeveria e Ministria e Mbrojtjes në vazhdimësi ka bërë publike rastet kur ka blerë armatime dhe pajisje ushtarake. 

Në korrik të 2023-ës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti (arkiva) kishte prezantuar blerjen e dronëve Bayraktar TB-2, të cilat iu ishin shtuar arsenalit të ushtrisë.

Më pas, më 20/07/2023, Ministria e Mbrojtjes (arkiva) kishte treguar se brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës ekziston një kornizë për sa i përket përdorimit të dronëve.

“Sa i përket përdorimit të dronëve ekziston korniza brenda FSK-së që e rregullon këtë aspekt, e po ashtu nuk ekziston ndonjë nen përjashtues brenda Rregullores për Sistemet e Mjeteve Ajrore Pa Pilot” – ishte thënë në përgjigjet e ministrisë. 

Më 11/01/2024, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci (arkiva), kishte konfirmuar se Kosova i ka nisur kërkesë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të blerë sistemin raketor kundërtank “Javelin”.

“Për sistemin ‘Javelin’ është dërguar kërkesa dhe e njëjta është pranuar nga SHBA”– tha Maqedonci.

Ai më pas, më 12/02/2024, tregoi se ka përfunduar periudha 30-ditore (arkiva) e njoftimit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth kërkesës së Kosovës për blerjen e sistemit anti-tank “Javelin”, e se tashmë është hapur rruga që të vazhdohet me hapat e tjerë.

Për të verifikuar pretendimet e bëra në videon e publikuar nga faqja “Rosu”, Krypometër ka kontaktuar me Ministrinë e Mbrojtjës, të cilët kanë thënë se nuk janë pamje të armatimit të FSK-së.

“Është shumë e qartë që janë pamje të panaireve të kompanive që prodhojnë armë”- ka thënë këshilltarja politike në Ministrinë e Mbrojtjes, Liridona Gashi në një përgjigje më 23/02/2024.