Kosova blen dronë Bayraktar
16.7.2023 - 11:51
Kryeministri Albin Kurti ka prezantuar dronë Bayraktar TB-2 të cilat i janë shtuar arsenalit të ushtrisë.
“Arsenalit të ushtrisë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve” – ka shkruar Kurti në Facebook.