array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Rrena se është plagosur punëtori i Qendrës për Punë Sociale

Deklarata

Burri vret gruan dhe plagos punëtorin e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Artikulli me titull “Burri vret gruan dhe plagos punëtorin e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj” nuk është i saktë. Personi i plagosur nuk është punëtor i Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, por është vëllai i gruas së vrarë. Policia e Kosovës ka thënë se ‘plagë trupore ka pësuar personi D.C ( M/K) i moshës 15 vjeçar”. Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, Adelina Rexhepi, ka thënë se asnjë punëtor i kësaj qendre nuk është plagosur.

Artikulli

Më 12.04.2024, në ora 15:53h, faqja Indeksonline.net ka publikuar artikullin me titull “Burri vret gruan dhe plagos punëtorin e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj” (arkiva).

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në disa faqe të tjera në Facebook: “IndeksOnline” (arkiva), “Drenica Sot” (arkiva), Klina.info (arkiva), “Mitrovica Press” (arkiva), “Gazeta Lajmi” (arkiva), “Prishtina Times” (arkiva), “Perputhemi se bashku” (arkiva), “Perputhen” (arkiva), “Klina Info” (arkiva), “Aktualitetet Shqiptare” (arkiva), “Kosova Report” (arkiva), “Demokracia” (arkiva), “Pa Censurë” (arkiva), “Jeta e Shqipëtarëve” (arkiva), “RTV Arbëria 1” (arkiva) dhe “Arbëria TV” (arkiva).

Këtë informacion, “Indeksonline” thot se e ka bazuar në burime të saj.

“Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Ferizaj, mesditën e kësaj të premte, është vrarë një grua e cila dyshohet se është viktimë e burrit të saj dhe dyshohet se është plagosur një person në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, bëjnë të ditur burime të Indeksonline”- thuhet në lajmin e publikuar në indeksonline.net, në ora 15:53h.

Për të verifikuar këtë informacion, Krypometër ka kontaktuar me drejtoreshën e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, Adelina Rexhepi, e cila tha se asnjë punëtor i kësaj qendre nuk është plagosur.

“Jo, punëtorët e QPS janë të gjithë mirë”– u përgjigj ajo në pyetjen e Krypometrit nëse është plagosur ndonjë punëtor i këtij institucioni.

Krypometër ka kontaktuar me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Spitalit të Ferizajt, Fikret Arifi, i cili ka thënë se personi i plagosur është vëllai i viktimës, i lindur në vitin 2009. 

Ai ka pranuar trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Në spital ka ardhë vëllai i të ndjerës. I është dhënë ndihma e parë, është jashtë rrezikut për jetë se plumbi në parakrahun e djathtë, në dorë domethënë. I është largu plumbi, i është mobilizuar dora. Po planifikohet dërgimi i tij në Repartin e Ortopedisë në Ferizaj”– ka thënë Arifi në një përgjigje të dhënë në ora 15:46h.

Policia e Kosovës ka lëshuar komunikatë në ora 16:34h, në të cilën ka treguar se i plagosuri është një i mitur. 

“Një person brenda Qendrës për Punë Sociale në katin I-rë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave dhe për pasoj një person E.C (F/K) e moshës 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekja e së cilës është konfirmuar nga mjekët kujdestar në vendin e ngjarjes, ndërsa plagë trupore ka pësuar personi D.C ( M/K) i moshës 15 vjeçar, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe është jashtë rrezikut për jetën, kurse i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur”- thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Vrasjen e gruas, 21-vjeçare dyshohet ta ketë kryer ish-bashkëshorti i saj, i cili tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës. Policia më tej ka konfirmuar se i dyshuari me inicialet V.A është 36-vjeçar dhe vrasja ka ndodhur në katin e parë, brenda Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

Për këtë vrasje kanë reaguar Kryeministri, Albin Kurti, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Të tre kanë kërkuar dënimin e dorasit dhe i kanë shprehur ngushëllime familjes së viktimës.