array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Kandidati për kryeministër Bedri Hamza nuk ka folur për vilën e Radoiçiqit në vitin 2018

Deklarata

O Hash, kqyre bre Radojqiçi ja paska ngjit kulmin Vilës

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Është i rremë mbishkrimi “O Hash, kqyre bre Radojqiçi ja paska ngjit kulmin Vilës” që është vendosur në fotografinë në të cilën shihet ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza. Hamza, për Krypometër, ka thënë se në kohën kur kanë qenë në liqenin e Ujmanit nuk kanë folur për Milan Radoiçiqin dhe as nuk e kanë parë këtë villë. 

Artikulli

Më datë 04.04.2024, një profil në Facebook (arkiva) ka publikuar fotografinë e ish presidentit Hashim Thaçi, kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamzës dhe ish drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj në barkë duke lundruar në liqenin e Ujmanit.

Në këtë fotografi pretendohet se Hamza i thotë Thaçit: “O Hash, kqyre bre Radojqiçi ja paska ngjit kulmin Vilës”.

Për ta verifikuar këtë pretendim, Krypometri ka biseduar me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, i cili e ka mohuar këtë, duke thënë që në atë kohë nuk ka qenë temë diskutimi Radoiçiqi.

“Jo nuk e kemi pa vilën, qëllimi jonë ka qenë vizita në liqenin e Ujmanit dhe pikën doganore në Bërnjak, kemi shku në mënyrë zyrtare dhe kapacitetet tona zyrtare, as s’e kemi pa as s’e kam ditë ku është as s’ka qenë temë e bisedës asnjëherë. Asnjëherë kjo temë (Millan Radoiçiq) për mu s’ka qenë temë që ka pas interesim”- thuhet në përgjigjen e Hamzës.

Partia Demokratike e Kosovës e ka nominuar Bedri Hamzën kandidat për kryeministër për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që duhet të mbahen brenda një viti. Hamza, në të kaluarën ka qenë ministër i financave dhe Guvernator i BQK-së, ndërsa aktualisht është kryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut. 

Më 29.09.2018 ish Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte realizuar një vizitë në veriun e Kosovës, përkatësisht e kishte vizituar Liqeni i Ujmanit.

Millan Radoiçiq në atë kohë nuk ka qenë i kërkuar nga Policia e Kosovës dhe për një kohë ka qenë edhe nën-kryetar i Partisë Lista Serbe.

Në orët e para më 24.09.2023, një patrullë e Policisë së Kosovës ishte sulmuar me mjete shpërthyese duke vrarë rreshterin e Policisë, Afrim Bunjaku

Në kundërpërgjigjen e Policisë, tre terroristë u vranë dhe disa u plagosën. Disa prej personave të përfshirë në sulmin në Banjskë u arrestuan, kurse shumica e anëtarëve të grupit kanë ikur në Serbi

Operacioni i sulmit terrorist u udhëhoq nga ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq. Ai vetëm pak ditë pas sulmit terrorist me anë të një letre të cilën e lexoi avokati i tij, kishte marrë përgjegjësinë për sulmin, organizimin dhe logjistikën për këtë sulm duke thënë tutje edhe se pas këtij rasti jep dorëheqje nga pozicioni i tij brenda partisë serbe që funksionon në Kosovë, Lista Serbe. Radoiçiq gjithashtu po kërkohet nga INTERPOL-i për rastin e Banjskës.

Policia e Kosovës i ka sekuestruar disa prona të Millan Radoiçiq, duke përshirë Villën e ndërtuar buzë liqenit të Ujmanit. Më 12.01.2024 policia e Kosovës pati patrulluar në liqenin e Ujmanit, duke nisur nga vila e Millan Radoiçiq, personi që mori përgjegjësinë për sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçanit.