Pamje nga patrullimi i Policisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit.

Nga vila sekuestruar e Millan Radoiçiqit, policët nisen drejt patrullimit në Liqenin e Ujmanit - VIDEO

Nga shkallët e vilës së sekuestruar të Millan Radoiçiqit, zyrtarët e Policisë së Kosovës po nisen për patrullim në Liqenin e Ujmanit.

Me dy anije të ndara e të pajisur me mjetet e nevojshme, policët po kryejnë detyrat e tyre.

Mbi këto anije të vendosur janë edhe flamuri i Kosovës edhe ai i Policisë së Kosovës.

Patrullimi i tyre nisi nga vila e Radoiçiqit, personi që mori përgjegjësinë për sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçanit.

Radoiçiq mbante pozitën e nënkryetarit të partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Lista Serbe.

Ai dha dorëheqje nga kjo pozitë pas sulmit që u bë më 24 shtator 2023, ku i vrarë mbeti polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në kundërpërgjigje, pjesëtarët e PK-së vranë tre pjesëtarë të grupit terrorist përderisa pjesa tjetër u arratisën në Serbi.

Pesë ditë pas sulmit terrorist, Prokuroria Speciale kreu një aksion në zonën veriore. Atje u sekuestruan vetura, motorë, anit-plumba, telefona e pajisje të tjera teknologjike.

Po ashtu, e sekuestruar mbeti edhe vila luksoze e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, vilë kjo që është ende nën kontroll të Policisë së Kosovës.

Patrullimi ujor në këtë liqe, sipas ministrit të Brendshëm për herë të parë ka filluar në shtator të 2022-ës.

Një vizitë këtij liqeni i kishte bërë edhe ish presidenti i vendit, Hashim Thaçi në vitin 2018, kur kishte vizituar këtë zonë të Kosovës.

Pamje nga patrullimi i
Policisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit.
Pamje nga patrullimi i
Policisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit.