Asamblistja e LVV-së në kryeqytet Berna Saraçi i bashkohet PDK-së

Asamblistja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në kryeqytet, Berna Saraçi i është bashkuar grupit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Kështu është bërë e ditur nga nënkryetarja e komunës, Donjeta Sahatçiu e cila edhe i ka uruar mirëseardhje në ekip Saraçit.

“Prej sot, ekipi i PDK-së në Prishtinë përfaqësohet edhe me një super grua në Kuvendin Komunal. Berna Saraçi do të vazhdojë të shërbejë si këshilltare komunale për të nxitur punë edhe më të mirë në Kryeqytet”- është shprehur Sahatçiu.

Zhvillime të shumta me dorëheqje e shkarkime në Kuvendin Komunal të Prishtinës nisën më 8 qershor kur opozita në një seancë të  jashtëzakonshme shkarkoi aksionarët e ndërmarrjeve publike lokale, duke emëruar aksionar të rinj.

Po atë ditë edhe kryesuesi i Kuvendit nga radhët e LDK-së, Fehmi Kupina dha dorëheqje nga kjo pozitë.

Kuvendi i Kryeqyteti përbëhet prej 50 anëtarëve.

Opozita në Prishtinë shkarkon aksionarët e ndërmarrjeve publike lokale