Opozita në Prishtinë shkarkon aksionarët e ndërmarrjeve publike lokale

Me 25 vota pro dhe një abstenim, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka shkarkuar anëtarët në komisionet e aksionarëve të dhjetë ndërmarrje publike lokale.

 

Në votim kanë marrë pjesë vetëm partitë opozitare. Gjithashtu edhe në sallë nuk kanë qenë prezent asnjë anëtar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe nga Partia Demokratike e Kosovës. Emrat e aksionarëve që janë shkarkuar kanë qenë nga këto dy parti.

Partitë opozitare me 26 vota zgjodhen edhe emrat e rinj për këto pozita.

Kjo seancë e jashtëzakonshme është thirrur nga vetë opozita me pikat të rendit të ditës; shkarkimin e aksionarëve dhe emërimin dhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj.

LDK-PDK vendosin aksionarët e tyre në 10 ndërmarrje publike lokale – VIDEO