
Jep dorëheqje nga LDK kryesuesi i Kuvendit të Prishtinës, Fehmi Kupina
08.6.2023 - 14:29
Fehmi Kupina, kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës, ka dhënë dorëheqje nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur në seancën e sotme të thirrur nga opozita për të shkarkuar aksionarët e ndërmarrjeve publike lokale.
Kupina ka thënë se mandatin e tij do ta vazhdoj si i pavarur.
“Më datën 08.06.2023, unë kryesues i Kuvendit jam anëtar i pavarur dhe nuk do t`i përkas asnjë partie apo grupi politik, dhe mandatin tim do ta ushtroj në përputhje me ligjit e Kosovës dhe do t`i jem besnik secilit votues”- ka thënë ai.
Në këtë seancë kanë marrë pjesë vetëm partitë opozitare kurse asnjë nga LDK dhe PDK nuk kanë qenë prezent.