VIDEO - Bunkerët e parave të korrupsionit në Shtërpcë 

Emisioni hulumtues Kallxo Përnime ka transmetuar pamje nga bastisjet që ishin realizuar në fund të dhjetorit 2021 në çështjen e njohur si ‘Brezovica”.

Në materialet ekskluzive është transmetuar edhe momenti kur Krimet e Rënda të Policisë së Kosovës dhe Prokuroria e Ferizajt zbulojnë në shtëpinë e ish-kryetarit Branislav Nikoliq disa duqe me para.

Hetuesit shihen në pamje duke numëruar monedha me nga 500 euro të cilat zbulohen në zona të ndryshme të shtëpisë.

Një grumbull parash zbulohen edhe në kuzhinën e banesës së ish-kryetarit.

Nikoliq ishte arrestuar gjatë asaj bastisje. Atëkohë atij i ishte bllokuar edhe një konto me një shumë prej mbi 1 milion eurosh e poashtu dy makina.

Hetimi i rastit “Brezovica” kishte nisur në vitin 2016 ndërsa hetimi u intensifikua në vitin 2021.

Kallxo Pëernime kishte arritur të intervistonte njërin nga njerëzit më të rëndësishëm të këtij hetimi.

Detajet e gjithë operacionit dhe bastisjeve mund t’i ndiqni në video, përfshirë momentet e arrestimeve dhe pamje ekskluzive nga arkiva e hetimit.