Poster i vendosur në qendër të Prishtinës në ditët kur qeveria e Kosovës i vendosi taksë mallrave nga Serbia e Bosnja. Foto: BIRN

Takimi i partnerëve të koalicionit, PDK nuk ndërron qëndrim për pezullimin e taksës

Presidenti Hashim Thaçi dhe partnerët e koalicionit qeveritar, përfshirë kryeministrin Ramush Haradinaj dhe disa nga ministrat e tij, mbrëmjen e së martës morën vëmendjen për një takim që zhvilluan në njërin prej restoranteve të Prishtinës.

Darka e politikanëve kosovarë, ndodhi në ditën kur krerët e shtetit morën një letër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes së cilës janë paralajmëruar edhe sanksione ndaj Kosovës nëse nuk e heq vendimin për taksë 100 përqind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.

Por kryeministri Ramush Haradinaj, pas takimit të mbrëmshëm, duke i kërkuar falje gazetarëve që i kanë lënë të presin gjatë jashtë, tha se e kanë traditë që herë pas here të zhvillojnë takime joformale.

“Sonte ka qenë iniciativa e ministrit Lekaj, që qeveria, institucionet, ishte i ftuar edhe presidenti dhe kryeparlamentari, pra që ta kemi një bisedë joformale, jo zyrtare taman. I kemi biseduar të gjitha temat”, u shpreh Haradinaj, si dhe shtoi që taksa nuk do të hiqet edhe përkundër paralajmërimeve për sanksione nga SHBA-ja.

Në darkën e liderëve, kanë marrë pjesë edhe ministrat e PDK-së, si ai i Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, partia e të cilëve ka kërkuar pezullimin e taksës.

KALLXO.com, sot gjatë ditës ka provuar në vazhdimësi që të marr një qëndrim nga Hoxha dhe Ismaili, lidhur me takimin dhe qëndrimin e PDK-së për taksën, por të njëjtin kanë qenë të pa qasshëm.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi duke mos komentuar takimin e mbrëmshëm, tha për KALLXO.com se qëndrimi i tyre për çështjen e taksës, nuk ka ndryshuar.

“Qëndrimi ynë është i qartë, e ka shprehur kryetari Veseli dhe është qëndrim konsistent që disa javë, kështu që nuk kemi qëndrim të ri. Propozimin e dokumentuar, me 9 faqe të cilin e kanë krejt partnerët ndërkombëtar dhe vendor, kështu që ai është qëndrimi i PDK-së në mënyrë të vazhdueshme”, u shpreh ai.

Partia Demokratike e Kosovës, ka qenë pro vendimit të taksës doganore ndaj Serbisë, madje udhëheqës të saj kishin marr meritat për këtë vendim.

Por së fundi, PDK-ja përmes një deklarate ka kërkuar që taksa të pezullohet për 120 ditë.

Kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli përmes një publikimi të gjatë në Facebook, ishte shprehur se Kosovës nuk i duhet kursi i konfrontimit me SHBA-të e as me BE-në.

“Taksa doganore nuk duhet të hiqet, por ajo duhet të pezullohet për 120 ditë dhe gjatë kësaj periudhe duhet të vihen në fuqi disa kushte konkrete për pezullimin e saj. Dhe nëse pas 120 ditësh nuk kemi një situatë të re, ku sjelljet e Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës ndryshojnë rrënjësisht, atëherë e njëjta taksë vazhdon, por edhe vendimet e tjera që me automatizëm dërgojnë në reciprocitet të plotë me këto dy vende”, ishte deklaruar Veseli me 28 janar 2019.

Në anën tjetër, javë më parë, pas kërkesës së presidentit Hashim Thaçi që të hiqet taksa pas kërkesës së Amerikës, deputetë të PDK-së nuk i patën komentuar specifikisht deklaratat e kryetarit të shtetit,  por thanë se vendimi për taksën duhet të jetë në koordinim me partnerët e Kosovës, siç janë ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

 

https://kallxo.com/kadri-veseli-kerkon-heqjen-e-takses-per-120-dite/?fbclid=IwAR2m5Q0SeU3iB2uTgXsgpgcFaDMU%C3%AB2mgBJQOE4rj9BUDoPOTMjdw1k81R0M

 

https://kallxo.com/deputetet-e-pdk-se-rreshtohen-krah-thacit-per-heqjen-e-takses/

.

 

 

 

 

 

 

Aktivistja nga organizata joqeveritare “Fourth Wave”, Neri Ferizi dyshon se Prokuroria e Shtetit do ta trajtojë si duhet rastin e ngacmimit seksual të raportuar së fundmi në Universitetin e Prishtinës.

Profesori i rregullt i Fakultetit të Edukimit në UP, Xhevat Krasniqi, tashmë i dyshuar për ngacmim seksual, është denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual, ku ishte i angazhuar si profesor i lëndës së matematikës.

 

Më 23.04.2024, Krasniqin e ka pezulluar nga puna rektori i UP-së, Qerim Qerimi pas rekomandimit të Këshillit të Etikës së UP-së që ai të jetë i pezulluar derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e Prokurorisë së Shtetit lidhur me denoncimin për ngacmim seksual.

Aktivistja Ferizi shprehet e shqetësuar në lidhje me atë që pretendon se nuk dihet sa ngacmues ka në Universitetin e Prishtinës.

“Në institucione ku ti pret me u eduku ti përballesh me raste të tilla edhe plus nuk trajtohet, a e din pse s’trajtohet, është edhe kjo frika jeme që mos ka të tjerë përbrenda, të cilët janë t’u e mbështet njëri-tjetrin. Na nuk e dimë edhe sa e sa ngacmues janë aty (në UP), kush është në Këshill të Etikës, kush është në Dekanat, Rektorat” – ka thënë Ferizi në emisionin “Kallxo Pernime”.

“Na e kemi bërë një aksion simbolik para Qeverisë, ka qenë radikal. Kena dashtë me bo një vijë të benzinës me ndezë edhe me thanë – qekaq shpejt po shuhen jetët e grave në Kosovë. Përderisa vrasësi i gruas ishte në arratisje, ne ishim në mbajtje” – tha ajo.

Ferizi tha se ka të hapur vepër penale për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, për shkak të këtij aksioni.

“E ki një ngacmues këndej, i cili nuk trajtohet brenda universitetit, e të cilin dyshoj që ka me trajtu prokuroria qysh duhet edhe ti si aktiviste feministe e ki një vepër penale të cilës duhet m’iu përgjigj institucioneve. Kjo nuk kishte qenë shqetësuese për neve sikur të kishte qenë ligji për të gjithë njësoj” – tha Ferizi.

Dekani i Fakultetit të Edukimit në UP, Blerim Saqipi ka njoftuar se profesori Xhevat Krasniqi punon në Fakultetin e Edukimit nga vitet 2004-2005, në fushën e matematikës.

Ndërsa, nga Fakulteti i Mjekësisë në një përgjigje për KALLXO.com, më 27.03.2024, kanë thënë se profesori Krasniqi ka qenë i angazhuar në këtë Fakultet përafërsisht nga viti akademik 2016/2017, ku ka ligjëruar lëndën e matematikës në programin e Farmacisë

Denoncimin me shkrim për ngacmimin seksual studentet e Fakultetit të Mjekësisë e kishin dorëzuar zyrtarisht më 27.02.2024 në Fakultet.

Pas denoncimit të studenteve, i gjithë menaxhmenti i Mjekësisë, dekan e prodekan, janë mbledhur më 04.03.2024, me ç’rast kanë ftuar edhe profesorin Krasniqi për t’ia kumtuar me gojë denoncimin e studenteve ndaj tij dhe ndërprerjen e bashkëpunimit me të.

Pas këtij takimi, dekania e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka- Kërliu, denoncimin e studenteve e kishte përcjellë me shkresë zyrtare në Këshillin e Etikës të UP.

Këshilli i Etikës së UP-së përbëhet nga katër anëtarë burra: Iset Morina (kryetar), Skender Muji, Arben Hajdari dhe Rrezeart Galica.

Pesë javë pas denoncimit të studenteve ndaj profesorit të Shkencave të Matematikës, Xhevat Krasniqi, për ngacmim seksual, më 04.04.2024 u mblodh Këshilli i Etikës së Universitetit të Prishtinës.

Në këtë mbledhje u paraqit edhe vetë Krasniqi, ani pse me gjithë insistimin e Jeta Xharrës, refuzoi të përgjigjet lidhur me pretendimet ndaj tij.

Më 07.04.2024, “Kallxo Përnime” transmetoi rrëfimet e studenteve dhe studentëve të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në lidhje me ngacmimet seksuale që pretendohet t’i ketë bërë profesori i shkencave matematikore, Xhevat Krasniqi.

Përveç këtyre tri studenteve, në Kallxo Përnime më 07.04.2024 rrëfyen edhe 3 djem që kishin qenë dëshmitarë të këtyre ngacmimeve seksuale që u ishin bërë vajzave nga viti 2022.

Pesë ditë pas transmetimit të emisionit të Kallxo Përnime për ngacmimet seksuale në Universitetin e Prishtinës, Prokuroria ka autorizuar organet e rendit që të nisin hetimet.

Kryeprokurori Zejnullah Gashi më 12.04.2024 ka konfirmuar për KALLXO.com se janë intervistuar katër dëshmitarë.

“Prokuroria ka autorizuar policinë për të ndërmarrë hetime pas publikimit. Janë intervistuar katër dëshmitarë dhe intervistat televizive janë vendosur në dosjen e Policisë” – tha kryeprokurori Gashi.

Aktivistë të Lëvizjes Feministe Studentore dhe të tjerë pasi bllokuan hyrjen e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës më 11.04.2024, për shkak të protestës së tyre gjithëditore të cilën e kishin paralajmëruar më 10.04.2024, u shpërndanë nga Policia e Kosovës me forcë.

Ekipi i KALLXO.com raportoi nga vendi i ngjarjes se disa aktivistë janë tërhequr zvarrë nga Policia e Kosovës, për të zhbllokuar kështu hyrjen e Rektoratit.

Përderisa mbahej protesta e aktivistëve para Rektoratit të UP-së, më 11.04.2024, studentë të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të UP-së, e bojkotuan mësimin për një orë.

Përveç tyre, edhe studentët e Mjekësisë, ku u raportua ngacmimi seksual në UP, nuk kanë mbajtur mësim. Këtë e kishte konfirmuar për KALLXO.com vetë Fakulteti i Mjekësisë, i cili nuk i është referuar si “bojkot” mosmbajtjes së procesit mësimor, por u janë referuar “mosvijim”.

Këshilli i Etikës i UP-së mbajti mbledhje për këtë rast, më 17.04.2024, në të cilën dëshmuan u dëgjuan si dëshmitarë tre studentë, dy vajza dhe një djalë.

Mbledhja ishte e hapur për media, mirëpo është kërkuar që për shkak të konfidencialitetit të dëshmitareve që janë duke dëshmuar aktualisht, mediat të mos marrin pamje.

Në këtë mbledhje nuk u mor vendim nga KE ndaj Krasniqit, mirëpo KE pati kërkesa ndaj Fakultetit të Edukimit dhe atij të Mjekësisë.

KE i kërkoi Fakultetit të Mjekësisë që ta ridërgojë edhe njëherë listën e nënshkrimeve të studenteve denoncuese në afat prej një jave pasi që, sipas anëtarëve të këtij Këshilli, profesori Krasniqi pretendon se 9 prej nënshkrimeve janë të falsifikuara.

Ndërsa, Fakultetit të Edukimit i kërkoi vlerësimin zyrtar të performancës së profesorit të rregullt, Xhevat Krasniqi, në këtë Fakultet.

Më 18.04.2024, përderisa profesori Krasniqi po mbante ligjëratë me studentët e Fakultetit të Edukimit, aktivistë të Lëvizjes Feministe Studentore kanë hyrë duke fishkëlluar dhe kanë penguar orën, që ka çuar në largimin e studentëve nga klasa, përderisa Krasniqi ka vazhduar të rrijë në klasë.

Këshilli i Etikës u mblodh më 22.04.2024. Para më se 50 studentëve, Xhevat Krasniqi prapë u ftua për të dhënë intervistë e cila u mbajt e hapur para studentëve.

Iset Morina, kryetar i Këshillit të Etikës ka treguar se ka lejuar studentët në këtë seancë me kusht që s’ka xhirime dhe s’ka zhurmë.

Krasniqi e kishte përgatitur një deklaratë dhe e ka lexuar atë, duke dhënë qëndrimin e tij ndaj shprehjeve të përdorura në ankesën e ish-dekanes së Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka-Kërliu, e cila e ka deponuar ankesën në KE pas raportimit për ngacmim nga studentet e Mjekësisë.

“Shpreh kundërshtimin tim lidhur me atë që më është atribuuar. Pasi që vlerësimi parimor nuk iu ka shkuar për shtati disa njerëzve, ata i kanë shfrytëzuar të gjitha mundësitë që i kanë pasur ndaj meje” – tha Krasniqi.

Ai tha se i kanë keqpërdorur apo joshur disa studentë për të shpifur ndaj tij.

Akuzën për ngacmim seksual nga studentet Krasniqi e ka quajtur “të pavërtetë” dhe “shpifje”. Shprehjet e paraqitura në ankesat e studenteve ai ka thënë se janë shtrembëruar.

“Ejonë ti gjithë Ejona ki me mbet” – Krasniqi tha se e ka kuptimin për një studente që ka bërë zhurmë gjatë ligjëratës, pra sipas tij, jo siç është kuptuar e raportuar “E jonë, ti gjithë e jona ki me mbet”.

Ai tha se nuk i ka përdorur asnjë nga shprehjet që janë në ankesën e FM-së, në asnjë bisedë me studentët, bisedë formale apo jo formale.

“Shprehja e fjalës masazh është shpifje. Se jam afruar dhe kam dashur ta përqafoj është shpifja e radhës” – ka thënë Krasniqi.

Krasniqi tha se i ka falur pikë në një provim një studente, në këtë rast Krasniqi u pyet nga Këshilli i Etikës se cilat ishin motivet që ia ka falur pikët. Ai u përgjigj se në rastet kur studentët janë afër rezultatit të kalueshmërisë ashtu vepron.

Për një studente tjetër, Krasniqi tha se ajo e ka kërcënuar duke i thënë “hajt se ki me pa ti”.

Rreth nënshkrimeve të studenteve të Mjekësisë në ankesën që ka deponuar Fakulteti i Mjekësisë për raportimin e ngacmimit në Këshillin e Etikës, Xhevat Krasniqi pretendon se nëntë nënshkrime të këtyre studenteve janë të falsifikuara.

“Nënshkrimet e tyre i kam krahasu me listat e nënshkrimeve të studentëve gjatë ligjëratave. Dyshoj se nënshkrimet mund të jenë të falsifikuara” – tha Krasniqi.

Ai pretendon se nënshkrimet e listës së ligjëratave nuk janë të njëjta me nënshkrimet në ankesën e Fakultetit të Mjekësisë.

Iset Morina, kryetar i KE, e ka pyetur, se përderisa ai pretendon se 9 nënshkrime janë të falsifikuara, për 18 nënshkrimet tjera a janë të vërteta?

Krasniqi është përgjigjur duke thënë se “nuk ka vërejtur se ato kanë lëshime”.

Pasi që Këshilli nuk mori vendim në mbledhjen e datës 22.04.2024, aktivistë të Lëvizjes Feministe Studentore kanë bllokuar hyrjen e Admnistratës Qendrore të UP-së, duke mos lejuar daljen nga objekti të anëtarëve të Këshillit.

Pas disa orësh bllokadë nga aktivistët, Policia e Kosovës ka larguar nga salla e Admnistratës profesorin Xhevat Krasniqi dhe dy anëtarët tjerë të Këshilli të Etikës, Arben Hajdarin edhe Skender Mujin.

Pas disa minutave, ata intervenuan sërish duke i larguar nga salla edhe kryetarin e Këshillit të Etikës, Iset Morina edhe anëtarin tjetër Rrezeart Galica që kishin mbetur brenda sallës e së cilëve studentët u thanë se “i ka harruar Policia brenda sallës”.

Më 23.04.2024, aktivistet e Lëvizjes Feministe Studentore kanë bllokuar me ngjitës derën e zyrës së profesorit Xhevat Krasniqi, i denoncuar për ngacmim seksual nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.

Letra me mbishkrimet “Skenë krimi! Mos kalo!”, “ Xhevat Krasniqi nuk ke vend në UP”, janë shkruar në derë zyrës së profesorit Krasniqi dhe në hyrje të zyrës.

Ky aksion ishte vazhdim i protestës së aktivistëve që kërkojnë me ngulm përjashtimin e Krasniqit nga Universiteti i Prishtinës, që kur u bë publik lajmi për denoncimin e studenteve.