Problemet me Tekstet Serbi-Kosovë Godasin Arsimimin e Nxënësve

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq tha të mërkurën se Serbia i respekton të drejtat e pakicave, por nuk mund të lejojë përdorimin e teksteve në shkolla duke pretenduar se në to pranohet Kosova si shtet i pavarur.

“Ju doni që tekstet nga Kosova apo Shqipëria të përdoren në Serbi dhe ju doni (nxënësit në Serbi) për të mësuar se Kosova është e pavarur… Kjo nuk do të jetë e mundur,” tha Daçiq në parlament gjatë një diskutimi në lidhje me të drejtat e pakicës shqiptare në Serbi.

Sipas një marrëveshjeje të arritur më 10 shtator, Prishtina është dashur të furnizojë me tekste shkollore komunitetin shqiptar në Serbi, ndërsa Beogradi është dashur të bëjë të njëjtën gjë për serbët në Kosovë – kjo është hera e parë që të dyja palët kishin ardhur me një marrëveshje të tillë që nga përfundimi i luftës së viteve 1998-1999.

Megjithatë kamionët që po transportonin rreth 100,000 tekste të shkollave fillore nga Kosova në Serbi në Luginën e Preshevës, e cila ka një popullsi të madhe të etnisë shqiptare janë mbajtur më pas nga autoritetet serbe në një terminal doganor.

Që nga fillimi i vitit shkollor, nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës kanë qenë pa tekste shkollore dhe është dashur të mësojnë duke marrë shënime nga diktimi i mësuesit të tyre,” tha Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.

“Ky ndalim është për arsye politike. Por ju nuk mund të ndaloni që dikush të mësojë për njerëzit e vet. Nuk është më koha e ish-liderit serb Slobodan Milosheviq,” tha Musliu për BIRN-in.

Qeveria serbe beson se tekstet shkollore e mësojnë historinë nga një perspektivë e shqiptarëve të Kosovës, për të cilën ai thotë se është e papranueshme politikisht.

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq tha se tekstet e fundit e përshkruajnë luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, si një hero kombëtar dhe për këtë nuk mund të përdoren në shkollat serbe.

Jashari, i cili u vra në mars të vitit 1998 së bashku me 50 të tjerë, kur forcat jugosllave kishin rrethuar shtëpinë e familjes së tij në Prekaz – është konsideruar gjerësisht nga kosovarët që të jetë një hero i luftës së tyre kundër sundimit serb.

“Inspektorët relevantë të shkollave do të vendosin për përdorimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe,” tha Vuçiq.

Nxënësit dhe mësuesit shqiptarë kanë mbajtur disa protesta në jug të Serbisë, duke argumentuar se Ministria e Arsimit të Serbisë po e pengon marrëveshjen.

Musliu tha se Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve është përpjekur për të zgjidhur problemin disa herë duke njoftuar Ministrinë e Arsimit.

“Ministri i Arsimit serb, Srdjan Verbiq, është informuar tashmë për donacionet (e librave nga Ministria e Arsimit të Kosovës) më 15 janar 2015. Ne gjithashtu kërkuam që të kemi një takim me të, por nuk kemi marrë përgjigje ende,” tha Musliu.

Ai gjithashtu tha se tekstet e reja janë të nevojshme për shkak se ato të vjetrat nuk kishin informacione të mjaftueshme në lidhje me Shqipërinë dhe Kosovën.

BIRN-i ka kontaktuar Ministrinë e Arsimit të Serbisë për një prononcim, por nuk ka marrë përgjigje.

Sipas regjistrimit të Serbisë të vitit 2002, 61,467 shqiptarë jetojnë në Serbi. Shumica e shqiptarëve kanë bojkotuar regjistrimin e vitit 2011, kështu që numri aktual është i panjohur.

Viteve të fundit, një numër i konsiderueshëm mendohet se kanë emigruar në Kosovë ose në Evropën Perëndimore. Por ata përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë së Preshevës dhe janë komuniteti më i madh në Bujanoc në jug të Serbisë.

Komuna e Ferizajt gjatë vitit 2023 pati raste kur tejkaloi shifrën prej 10% të sasive në pozicionet e kontratave.

Për asfaltimin e rrugës që lidh lagjen Omuraj me lagjen Spahuaj, e cila kishte vlerë 549 mijë e 881 euro u bën ndryshime në pozicione në vlerë prej 214 mijë e 453 euro apo 39% e vlerës së kontratës.

Në një rast tjetër, për asfaltimin e rrugëve në fshatrat Sojevë, Dardani dhe Mirosalë me vlerë prej 386 mijë e 202 euro u bën ndryshime në vlerë prej 108 mijë e 897 euro apo 28% e kontratës.

Ndryshim prej 46% të vlerës së kontratës apo 93 mijë e 303 euro u bë edhe në projektin për rregullimin e kanalizimit në fshatin Zaskok dhe asfaltimi i rrugëve në Doganaj me vlerë të kontratës prej 198 mijë e 989 euro.

Edhe projekti “Infrastruktura nëntokësore dhe asfaltimi i rrugicave të mbetura në qytet – projekt dy vjeçar Lot II” pati ndryshime të tilla. Për këtë projekt që kishte vlerë 689,726€ ishin bërë ndryshime të sasive nëpër pozicione në vlerë prej 233,990€ apo 34% të vlerës së kontratës.

Të gjitha aprovimet për ndryshime sipas ZKA-së ishin marrë nga Zyrtari Kryesor Administrativ apo Kryetari i Komunës Agim Aliu.

“Ndryshimet nuk kanë kaluar vlerën totale të kontratës, por kishin tejkaluar limitin e lejuar ligjor të ndryshimeve prej 10%” – thuhet mes tjerash në raportin e ZKA-së.

Tutje në raport thuhet se kjo ka ndodhur si pasojë e mungesës së kontrollit në zbatimin e kushteve të përcaktuara ligjore dhe inicimit të procedurave të prokurimit dhe lidhja e kontratave për projekte ndërtimore është bërë pa një plan detal ekzekutiv të ndërtimit.

“Tejkalimi i limiteve të lejuara në kontratë, tregon se planifikimi dhe përgatitjet e kontratave kanë dobësi të theksuara që ndikon në rritjen e obligimeve të paplanifikuara” – thuhet në raport.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu rekomandohet që të sigurojë që nuk autorizohet ndryshimi i kontratave përtej limiteve të lejuara nga ligji i prokurimi publik prej 10% të vlerës totale të kontratës.

Komuna e Ferizajt nuk është pajtuar me këtë gjetje të ZKA-së.

Nga kjo Komunë thanë se një interpretim i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik u ka lejuar ndryshimet e kontratës me mbi 10%.

“Duke i theksuar mos kalimin e vlerës totale së kontratës mbi 10%. Ku të gjitha rastet e tejkalimeve të projekteve të Komunës së Ferizajt janë në përputhje me interpretimin e KRRPP- së, pra ndryshimi i kontratave është mbi 10%, por jo edhe vlera e kontratës” – thuhet në komentin e kësaj Komune.

Megjithatë ZKA thotë se gjetja e tyre qëndron pasi që edhe Komuna i konfirmoi ndryshimet materiale.

“Çdo ndryshim material i kontratës i cilit do term të saj është i ndaluar me ligjin e prokurimit dhe Rregullën e Prokurimit 001/2022 me nenin 71.5, 71.6 dhe 71.9.2, për shkak se me modifikimin thelbësor të kontratës ndryshon natyra dhe ekuilibri ekonomik i kontratë. E në rastet e cekura në këtë të gjetur ne kemi të bëjmë me modifikime thelbësore të kontratës” – është komenti i ZKA-së.

Kjo Komunë është vlerësuar me “Opinion të kualifikuar” i cili formulohet kur janë zbuluar keqdeklarime dhe/ose mospajtueshmëri, qoftë një i vetëm apo një grumbull, “që janë të barabartë me ose e tejkalojnë nivelin e materialitetit për pasqyrat financiare si tërësi; ose kur keqdeklarimi dhe/ose mospajtueshmëria e zbuluar brenda një klase të caktuar transaksionesh është e barabartë ose e tejkalon nivelin e materialitetit më të ulët të vendosur për këtë klasë të transaksioneve”.

Agim Aliu, kryetari i Ferizajt ka konfirmuar pranimin e raportit dhe i ka thënë ZKA-së se brenda 30 ditësh do e dorëzoj planin e veprimit për adresimin e rekomandimeve të ZKA-së.

Për vitin 2022, Ferizaj kishte pranuar 19 rekomandime nga ZKA. Sipas raportit, vetëm 6 rekomandime janë zbatuar kurse 13 nuk janë zbatuar.

Raportin e plotë të ZKA-së për Komunën e Ferizajt mund ta qasni në këtë VEGËZ.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, gjatë vitit 2023 ka paguar dhe regjistruar shpenzime në vlerë prej 135,322 euro në kategori ekonomike jo adekuate.

Sipas raportit të ZKA-së për pasqyrat vjetore financiare të MKRS-së për 2023, pagesa në vlerë 87,279 euro “Pajisje me programin Archicad 26 për MKRS dhe institucionet vartëse”, e cila për nga natyra i takon kategorisë investime kapitale ishte ekzekutuar nga kategoria mallra dhe shërbime.

Ndërkaq pagesa në vlerë 19,895 euro “Furnizim me server për nevoja të BKK-së’’, e cila për nga natyra i takon kategorisë investime kapitale ishte ekzekutuar nga kategoria mallra dhe shërbime.

“Pagesat në vlerë 28,148€, ishin ekzekutuar nga Thesari sipas Vendimeve Gjyqësore nga kategori jo adekuate. Prej tyre, pagesa në vlerë 19,840 euro ishte ekzekutuar nga kategoria mallra dhe shërbime, ndërsa i takonte kategorisë investime kapitale, e që kishte të bënte me pagesën e borxhit për kryerjen e punimeve në poligonin sportiv për SHMFU ‘8 Dëshmorët’, dhe vlera 6,691 euro i takon kategorisë paga dhe mëditje, për pagesën e pagave të papaguara. Ndërsa, vlera 1,617 euro që i takon kategorisë mallra dhe shërbime ishte realizuar nga kategoria paga dhe mëditje, e që kishte të bënte me shpenzimet për shfrytëzimin e automjeteve në kategori ekonomike jo adekuate”- thuhet në raport.

Klasifikimi jo adekuat i shpenzimeve, sipas ZKA-së ishte rezultat i planifikimit jo të duhur ekonomik. Po ashtu, ishte ndikuar nga ekzekutimi i pagesave përmes Thesarit sipas vendimeve të Gjykatës.

ZKA thotë se pagesat e kryera nga kategoritë jo adekuate ekonomike kanë ndikuar në prezantim jo të drejtë të shpenzimeve duke shkaktuar mbivlerësim të kategorisë mallra dhe shërbime dhe paga dhe mëditje, në anën tjetër nënvlerësim të kategorisë investime kapitale.

ZKA i rekomandon ministrisë (MKRS) se duhet të sigurojë se shpenzimet planifikohen dhe realizohen konform kategorive ekonomike adekuate, për të mundësuar raportimin e drejtë të tyre sipas standardeve të kontabilitetit të sektorit publik në përputhje me planin kontabël.

Raportin e plotë të Zyrës Kombëtare të Auditorit për MKRS-së vitin 2023 mund ta lexoni në këtë LINK.

Borxhet ndaj Komunës së Ferizajt vazhdimisht po rriten sipas ZKA-së.

Më së shumti borxhe Komunës së Ferizajt po i vijnë nga tasktat për lejet e ndërtimit dhe tatimi në pronë.

Sipas ZKA-së Komuna e Ferizajt nuk ka pasur menaxhim efektiv në mbledhjen e borxheve.

ZKA tregon se në raport me vitin 2022, në vitin 2023 borxhet janë rritur për 857 mijë e 337 euro e 30 centë.

“Sipas komunës gjendja ekonomike e sociale e komunës, ka ndikuar, deri te mos pagesa e borxheve tek tatimi në pronë, derisa sa i përket bizneseve komuna nuk na ka dhënë ndonjë arsye konkrete pse nuk është duke ndërmarr veprime për inkasim” – thuhet mes tjerash në raportin e ZKA-së.

Auditori i Përgjithshëm thotë se mos marrja e veprimeve për mbledhjen e borxheve ndikon në përkeqësimin e performancës së inkasimit, ndikohet trendi negativ i rritjes si dhe reflekton negativisht në financimin dhe realizimin e projekteve nga të hyrat vetanake.

“Kryetari duhet të siguroj që po shqyrtohen në mënyrë aktive të gjitha opsionet e mundshme, duke vendosur politika dhe rregullore me qëllim të rritjes së efikasitetit në mbledhjen e borxheve duke shqyrtuar gjitha masat në pajtim me ligjin, ndaj operatorëve të cilët nuk i përmbushin obligimet” – është rekomandimi i ZKA-së për kryetarin e Ferizajt.

Komuna e Ferizajt është pajtuar me gjetjen e ZKA-së.

Kjo Komunë është vlerësuar me “Opinion të kualifikuar” i cili formulohet kur janë zbuluar keqdeklarime dhe/ose mospajtueshmëri, qoftë një i vetëm apo një grumbull, “që janë të barabartë me ose e tejkalojnë nivelin e materialitetit për pasqyrat financiare si tërësi; ose kur keqdeklarimi dhe/ose mospajtueshmëria e zbuluar brenda një klase të caktuar transaksionesh është i barabartë ose e tejkalon nivelin e materialitetit më të ulët të vendosur për këtë klasë të transaksioneve”.

Agim Aliu, kryetari i Ferizajt ka konfirmuar pranimin e raportit dhe i ka thënë ZKA-së se brenda 30 ditësh do e dorëzoj planin e veprimit për adresimin e rekomandimeve të ZKA-së.

Për vitin 2022, Ferizaj kishte pranuar 19 rekomandime nga ZKA. Sipas raportit, vetëm 6 rekomandime janë zbatuar kurse 13 nuk janë zbatuar.

Raportin e plotë të ZKA-së për Komunën e Ferizajt mund ta gjeni në këtë VEGËZ.

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), ka gjetur se Komuna e Ferizajt kishte kryer pagesa në vlerë 547 mijë euro, duke përdorur fondet për projekte të tjera, nga ato që i kishte planifikuar.

Për këto raste, sipas ZKA-së, nuk ka pasur aprovim nga Kuvendi Komunal për ridestinim të fondeve.

ZKA tregon se zyrtarët nuk kanë ofruar ndonjë shpjegim për mos zbatimin e kërkesës ligjore.

Kjo situatë, sipas ZKA-së, është përsëritur dhe veprimet e tilla janë të ndikuara nga planifikimi jo i mirë.

Auditori i Përgjithshëm tregon se manovrimet me fondet e buxhetit pa aprovim nga Kuvendi Komunal dhe Ministria e Financave është në kundërshtim me ligjin e buxhetit.

Agim Aliu, si kryetar i Ferizajt është rekomanduar që “të sigurojë se janë marrë veprimet e nevojshme që projektet e aprovuara të realizohen sipas planifikimit. Nëse paraqitet nevoja për ridestinim të fondeve të projekteve, kjo të realizohet përmes procedurave të përcaktuar me rialokim në pajtim me Ligjin mbi ndarjet buxhetore”.

Menaxhmenti i Komunës së Ferizajt është pajtuar me këtë gjetje.

Kjo Komunë është vlerësuar me “Opinion të kualifikuar” i cili formulohet kur janë zbuluar keqdeklarime dhe/ose mospajtueshmëri, qoftë një i vetëm apo një grumbull, “që janë të barabartë me ose e tejkalojnë nivelin e materialitetit për pasqyrat financiare si tërësi; ose kur keqdeklarimi dhe/ose mospajtueshmëria e zbuluar brenda një klase të caktuar transaksionesh është i barabartë ose e tejkalon nivelin e materialitetit më të ulët të vendosur për këtë klasë të transaksioneve”

Agim Aliu, kryetari i Ferizajt ka konfirmuar pranimin e raportit dhe i ka thënë ZKA-së se brenda 30 ditësh do e dorëzoj planin e veprimit për adresimin e rekomandimeve të ZKA-së.

Për vitin 2022, Ferizaj kishte pranuar 19 rekomandime nga ZKA. Sipas raportit, vetëm 6 rekomandime janë zbatuar kurse 13 nuk janë zbatuar.

Raportin e plotë të ZKA-së për Komunën e Ferizajt mund ta qasni në këtë VEGËZ.

Mbi 250 mijë euro u desh që Komuna e Ferizajt të paguaj për procedura përmbarimore/gjyqësore gjatë viti 2023 për shkak të vonesave në kryerjen e pagesave.

Kjo pasi 30 ditë kalendarike është afati ligjor për kryerjen e pagesave për shërbime apo furnizim me mallra që institucionet i blejnë nga kompanitë.

Megjithatë në 14 raste, Komuna e Ferizajt ka kaluar këtë afat.

403 mijë e 804 euro nuk u paguan në afat ligjor, Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se Komuna e udhëhequr nga Agim Aliu pati vonesa deri në 581 ditë kalendarike.

Kjo ka shkaktuar edhe shpenzime shtesë për shkak të proceseve gjyqësore/përmbarimore.

“Këto pagesa janë realizuar nga buxheti i komunës për vitin 2023, në një vlerë prej 2,400,382€. Nga kjo vlerë, 2,146,122€ ishte borxhi kryesor i papaguar, ndërsa 254,260€ janë shpenzime shtesë të realizuara për proceset kontestimore/përmbarimore” – thuhet mes tjerash në raportin e ZKA-së.

Kjo sipas ZKA-së ka ndodhur për shkak të hyrjes në obligime financiare pa pasur fonde buxhetore të planifikuara dhe mangësive në menaxhimin e obligimeve.

Në raport tutje thuhet se vonesat në realizimin e pagesave ndikuan që Komuna të paditet nga kompanitë, gjë që shkaktoi shpenzime shtesë gjyqësore/përmbarimore.

Kryetari duhet të sigurojë se të gjitha informatat për faturat e papaguara të dorëzohen me kohë tek Zyrtari Kryesor Financiar për të shmangur tejkalimin e afatit ligjor për ekzekutimin e pagesave. Kjo do të reduktojë rrezikun e padive nga operatorët ekonomikë dhe do të parandalojë shpenzime shtesë të interesit” – është rekomandimi i ZKA-së për kryetarin e Ferizajt Agim Aliu.

Komuna e Ferizajt është pajtuar me këtë gjetje të ZKA-së.

Kjo Komunë është vlerësuar me “Opinion të kualifikuar” i cili formulohet kur janë zbuluar keqdeklarime dhe/ose mospajtueshmëri, qoftë një i vetëm apo një grumbull, “që janë të barabartë me ose e tejkalojnë nivelin e materialitetit për pasqyrat financiare si tërësi; ose kur keqdeklarimi dhe/ose mospajtueshmëria e zbuluar brenda një klase të caktuar transaksionesh është i barabartë ose e tejkalon nivelin e materialitetit më të ulët të vendosur për këtë klasë të transaksioneve”

Agim Aliu, kryetari i Ferizajt ka konfirmuar pranimin e raportit dhe i ka thënë ZKA-së se brenda 30 ditësh do e dorëzoj planin e veprimit për adresimin e rekomandimeve të ZKA-së.

Për vitin 2022, Ferizaj kishte pranuar 19 rekomandime nga ZKA. Sipas raportit, vetëm 6 rekomandime janë zbatuar kurse 13 nuk janë zbatuar.

Raportin e plotë të ZKA-së për Komunën e Ferizajt mund ta qasni në këtë VEGËZ.

 

Nga pozita e drejtorit të Drejtorisë Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, kapiteni Riza Murati është caktuar në një njësi tjetër të Policisë së Kosovës, e cila merret me bashkëpunim ndërkombëtar për persona të kërkuar.

Fjala është për Njësinë ILECU, njësit në të cilin Murati do të ketë pozitën e shefit të sektorit të mbështetjes.

Në një përgjigje për KALLXO.com, Policia e Kosovës ka thënë se Riza Murati kishte lëvizur në pozitë para se të suspendohej me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës në prill të këtij viti.

“Për informim tuajin zyrtari në fjalë ishte transferuar në këtë pozitë para se të rekomandohej suspendimi nga IPK më datë 20.04.2024, pra nuk kemi të bëjmë me avancim por vetëm me lëvizje paralele në kuadër të nivelit të njëjtë, dhe për më tepër FAST nuk është nën vartësin e këtij sektori” – thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Departamentit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Në këtë përgjigje nuk përmendet saktë se kur është marrë vendimi për pozitën e re të Muratit.

Edhe për këtë çështje KALLXO.com ka kërkuar përgjigje dhe është në pritje për këtë informacion.

Deri më tani zyrtarisht nuk ka asnjë informacion se ku është rasti i hetimit për Riza Muratin si i dyshuar për dhunë në familje nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Kur është interesuar Kallxo.com për këtë çështje, Prokuroria ka thënë se nuk mund të japin informacione.

“Ky rast është në hetime. Gjithashtu, ju njoftojmë se rezervohemi në dhënien e informatave lidhur me rastet të cilat trajtojnë çështje familjare dhe janë të mbyllura për publikun, për shkak të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare të të akuzuarit, të dëmtuarit apo pjesëmarrësve tjerë në procedurë”- thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Mitrovicës të datës 11.07.2024.

Murati u hetua për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa ka pak ditë që KALLXO.com raportoi se kapiteni është kthyer në institucionin ku shërben pas suspendimit të tij më 19.04.2024.

KALLXO.com ka tentuar të flasë edhe me Riza Muratin për pozitën e re dhe për procesin e hetimit por ai nuk u është përgjigjur as telefonatave, as mesazheve.

Murati para kësaj pozite të re mbante postin e të parit të Drejtorisë Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

KALLXO.com kishte raportuar ekskluzivisht për këtë ngjarje ndërsa pas raportimit Inspektorati Policor i Kosovës kishte rekomanduar suspendimin e tij.

Në një dokument që kishte siguruar KALLXO.com, Riza Muratit i ndalohej t’i afrohej bashkëshortes së tij L.M. në perimetër 50 metra në vende publike dhe 100 metra në vendbanimin e së njëjtës. Gjithashtu i ndalohej që të komunikojë me L.M. në mënyrë të drejtëpërdrejtë, përmes personave të tretë, ta shqetësojë, manipulojë, ofendojë bashkëshorten e tij.

KALLXO.com ka siguruar vendimin që ka lëshuar Gjykata e Prishtinës për L.M., e cila më 12.03.2024 përmes Zyrës për Mbrojtjen dhe Ndihmë të Viktimave ka kërkuar urdhër mbrojtje.

Kjo për faktin se e njëjta e ka raportuar Riza Muratin për dhunë në familje, dhunë psikike, madje edhe fizike në të kaluarën.

Në një bisedë përmes telefonit me ekipin e KALLXO.com (e cila është realizuar më 09.04.2024), viktima L.M. kishte rrëfyer në detaje ngjarjet që thotë se kishin nisur që nga lindja e djalit të parë, i cili ende është i mitur, 16-vjeçar.

“Problemet me të kanë nisur që nga djali kur kam lind, kur e kam bë fëmijën e parë, kur nuk kemi pasë fëmijë nuk kemi pasë kurrë probleme, i ka fsheh këto veti negative. Momentin që e kam bë djalin iu ka dokë sikur më lidhi mu sepse më ka pa që jam shumë e përkushtume ndaj fëmijëve”- thotë L.M.

Ajo shpjegon se vazhdimisht ka pasur dhunë psikike nga bashkëshorti i saj.

“I kam pasur 17 vjet martesë, që 16 vite unë kam pasë dhunë fizike dhe psikologjike. Ndoshta një vit nuk ka shku unë kam pasë dhunë fizike e psikologjike, e ka gjetë a te nana, a te motra, a vet diçka pa e gjetë një arsye me të rreh nuk e ka lanë. Tani u kthejke që kishe po ta blej një dhuratë, po të dërgoj dikund, e kjo nuk ma ka hekë të qajtmen e shenjat që i kam pasë prej tij”- shpjegon tutje L.M.

KALLXO.com për ditë më radhë kishte kërkuar nga Prokuroria e Mitrovicës përgjigje nëse kanë arritur që të vërtetojnë pretendimet e viktimës dhe cilat masa ishin ndërmarrë në lidhje me rastin e raportuar.

Nga Prokuroria fillimisht pati një heshtje në lidhje me veprimet e ndërmarra. E për të njëjtën çështje KALLXO.com kishte pyetur edhe kryeshefin e Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, në një intervistë.

Suspendimi ai tha se u bë pas publikimit në media, për shkak se IPK nuk kishte marrë një dritë të gjelbër prej anës së Prokurorisë nëse në këtë rast ka elemente të veprës penale.

Sipas Hodajt, IPK ka filluar trajtimin e këtij rasti që nga momentin që i ka marrë informacionet e para.

“I kemi marrë dëshmitë prej bashkëshortes së tij, i kemi zhvilluar kontaktet dhe komunikimet me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë” – tha kryeshefi.

“Fillimisht ka qenë vlerësim i Prokurorisë se duhet të ndërmerren edhe disa veprime hetimore shtesë për t’u siguruar nëse ka ose jo elemente shtesë të veprës penale dhe kemi qenë në ndërmarrje të veprimeve në momentin që pastaj veç është publiku” – shtoi tutje ai.

Tutje Hodaj tha se viktima në media ka dhënë informacione shtesë përtej informacioneve që ata i kanë pasur gjatë fazës që kemi qenë duke e hetuar.

IPK rekomandon suspendimin e Riza Muratit, kapitenit të Policisë të dyshuar për dhunë në familje

Në harkun kohor kur mërgata ka marrë rrugën për në Kosovë për pushimet verore, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ju ka thurur atyre lavde e nderime dhe rolin e madh që luajnë në Kosovë.

Përmes një videoincizimi, Osmani ju ka drejtuar mërgatës duke ju thënë se dyert, zemrat dhe shtëpitë janë të hapura për ta sepse “ju jeni zemra dhe shpirti i Kosovës”.

Ndër të tjera, presidentja tha që Kosova si kurrë më parë tani ka nevojë për mërgatën.

“Përvojat, aftësitë dhe perspektivat tuaja janë tejet të çmueshme ndërsa ne vazhdojmë ta ndërtojmë një ardhme më të ndritshme për atdheun tonë të dashur”- thotë Osmani.

Tutje, Osmani tha që kthimi i mërgatës forcon identitetin tonë kolektiv dhe na kujton shpirtin e qëndrueshëm të popullit të Kosovës.

Regjistrimi i popullsisë për diasporën pritet të jetë i hapur deri në fund të muajit gusht.

Deklarata e plotë e presidentes Vjosa Osmani:

Mërgatë e dashur, motra e vëllezër,

Saherë ktheheni në atdheun e juaj ju ktheheni të familjet e juaja, te të dashurit, të kujtimet e juaja, të toka juaj. Kthimi juaj është ritakim dhe ribashkim që kapërcen distancën dhe kohën. Bujaria dhe përkushtimi juaj për të mbajtur të fortë lidhjen me atdheun është i jashtezakonshëm. 

Malli për Kosovën është një lidhje që na bashkon kudo që na çon jeta. E, kthimi juaj këtu forcon identitetin tonë kolektiv dhe na kujton shpirtin  e qëndrueshëm të popullit tonë. Kosova tani më shumë se kurrë ka nevojë për ju. 

Përvojat , aftësitë dhe perspektivat tuaja janë tejet të çmueshme ndërsa ne vazhdojmë ta ndërtojmë një ardhme më të ndritshme për atdheun tonë të dashur. Ju ktheheni në vatrat tuaja, ju ktheheni në Koosvën e juaj, në atdheun e juaj shpirtëror.

Dyert, zemrat dhe shtëpitë tona janë të hapura. Sepse ju jeni zemra dhe shpirti i Kosovës.

Para Gjykatës së Prishtinës ka dalë Ismet Kunushevci për t’u përballur me akuzat e Prokurorisë për keqpërdorim në një tender të Policisë së Kosovës në vitin 2022.

Kunushevci akuzohet se në cilësinë e pronarit të kompanisë “Beni Com”, në tenderin “Ofrimi i shërbimeve-marrja me qira e makinerive” kishte dorëzuar një vërtetimor tatimor të rremë.

Vërtetimi i dorëzuar nga ana e të akuzuarit në Drejtorinë e Prokurorimit në Policinë e Kosovës, sipas prokurorisë e ka pasur datën 24.08.2022, kurse pas verifikimit nga ana e ATK-së  ishte konstatuar si dokumenti i rremë, pasi i njëjti ishte i datës 24.06.2022.

“Më datë 03.11.2022, i akuzuari, pronar i “ Beni Com” Sh.P.K, me vetëdije ka shkelur rregullat e prokurimit publik, në Drejtorinë e Prokurimit të policisë, kishte dorëzuar vërtetimin me numër serik 1000916015 të datës 24.8.2022,  i njëjti pas verifikimit është konstatuar se vërtetimi është i datës 24.6.2022, dhe konsiderohet i rremë” – tha prokurori Zef Prendrecaj.

I akuzuari nuk e pranoi fajësinë para trupit gjykues më datë 15.07.2024.

Prokuroria propozoi që të ftohet si dëshmitar drejtori i Prokurimit të Policisë së Kosovës, për të kuptuar për procedurat e prokurimit, dorëzimin e vërtetimit kontestues.

Këtë, trupi gjykues nuk e pa të arsyeshme dhe refuzoi propozimin e prokurorisë.

Sipas gjykatës, është e rëndësishme të konstatohet se dokumenti në fjalë ishte i falsifikuar,  kush ia kishte dorëzuar të akuzuarit atë vërtetim në atë mënyrë, apo e kishte falsifikuar vetë i akuzuari, kurse sipas vlerësimit të gjykatës nuk është kontestuese dorëzimi i dokumentit.

“Refuzohet dëgjimi i dëshmitarit, ngasë dëshmitari nuk munet me vërtetu një dokument a është i falsifikuar. Nuk është kontestuese se dokumenti është dorëzuar.” – tha trupi gjykues kur arsyetoi propozimin e prokurorisë.

Mbrojtja e të akuzuarit tha se aktakuza ndaj klientit të tij ishte e pabazuar në prova si dhe gjatë seancave do të vërtetohet pafajësia e të njëjtit.

“Konsideroj se prokuroria e shtetit në këtë çështje penale ndaj të mbroturit tim, nuk ka ofruar prova të mjaftueshme në të cilat aktakzuën e mbështet, dhe se e njejta konsiderojmë se është e pabazuar. Konsideroj se gjatë seancave të radhës do të vërtetohet pafajësia e të mbrojturit tim” – u shpreh avokati Ahmet Gjinovci.

Në seancën e sotme në emër të palës së dëmtuar nga Policia e Kosovës ishte prezent Çlirim Hajdini, shef i Zyrës Ligjore të Policisë së Kosovës.

Gjykata i kërkoi prokurorisë të përcaktojë në aktakuzë veprimet inkriminuese të të akuzuarit në këtë çështje penale, dhe prokurori Prendrecaj u shpreh se do i’a përcjellë prokurorit të çështjes Kujtim Munishi këtë kërkesë, meqë ai po e zëvendësonte këtë të fundit në seancën e mbajtur më 15.07.2024.

Ky rast po gjykohet nga trupi gjykues i përbërë nga Ertan Sejfulla – kryetar, dhe anëtarët Naser Foniqi dhe Fatime Dërmaku.

Gjykimi për këtë rast do të vazhdojë në muajin gusht me dëgjimin e dëshmitarit të Prokurorisë, Jakup Hoti, analist i sistemit në ATK.

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, dha dorëheqje nga kjo pozitë, për t’u bërë shefe e politikës së jashtme të Bashkimit Europian në fund të vitit.

Kallas, kryeministrja e parë grua e Estonisë, i dorëzoi dorëheqjen zyrtare presidentit Alar Karis, gjatë një takimi në Pallatin Presidencial në Talin, të hënën (15.07.2024).

Duke folur për kohën e Kallasit si kryeministre, për plot tre vjet e gjysmë, Karis tha se “ishte një kohë me plot kriza, si: koronavirusi, recesioni ekonomik dhe lufta në Evropë, kur Rusia shkatërroi tablonë e mëparshme të sigurisë me agresionin e saj në Ukrainë”.

Dorëheqja e Kallasit shkaktoi automatikisht dorëheqjen e kabinetit të saj tripartiak.

Megjithatë, ai do të vazhdojë të shërbejë si qeveri teknike, derisa të betohet kabineti i ri – me shumë gjasa në fund të korrikut ose në fillim të gushtit.

Në pozitën e lartë në BE, Kallas do të pasojë shefin e deritashëm të politikës së jashtme, Josep Borrell.

Një prej detyrave të saj pritet të jetë edhe ndërmjetësimi në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në të kaluarën, Kallas është shprehur pro integrimit evropian të Kosovës dhe ka theksuar, po ashtu, nevojën e përmirësimit të marrëdhënieve me Serbinë, duke thënë se një Ballkan Perëndimor i sigurt “është në interesin e gjithë Evropës”./REL

Tri gra në Prishtinë kanë paraqitur në Polici rastin e vdekjes së nënës se tyre. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ato dyshojnë se vdekja e saj mund të ketë ardhur si pasojë e moskujdesit.

Rasti është raportuar në Polici më 13.07.2024 rreth orës 13:00 dhe është iniciuar si “hetim i vdekjes”.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara po heton se si autori i atentatit ndaj ish-Presidentit Donald Trump arriti të afrohej aq pranë saqë arriti të hapë zjarr dhe ta plagosë atë me një armë të stilit AR të shtunën në Pensilvani.

Ngjarja po konsiderohet si një dështim i thellë i agjencisë.

FBI-ja identifikoi të dielën 20 vjeçarin Thomas Matthew Crooks si “subjektin e përfshirë” në atentatin e së shtunës ndaj ish presidentit Trump, një nga aktet e profilit më të lartë të dhunës politike në disa dekada.

Agjencia tha se Crooks ishte nga Bethel Park i Pensilvanisë, rreth një orë larg nga vendi i tubimit politik ku zoti Trump u qëllua në vesh, ndërsa mbante një fjalim për fushatën.

Crooks u vra nga personeli i Shërbimit Sekret.

Ai ishte vetëm 150 metra larg vendit ku po fliste ish-Presidenti Trump kur hapi zjarr.

Presidenti Joe Biden tha të dielën se ai ka kërkuar një analizë të pavarur të masave të sigurisë në tubim. Zoti Biden tha se ai ka udhëzuar gjithashtu Shërbimin Sekret të SHBA-së që të rishikojë të gjitha masat e sigurisë për Kuvendin Kombëtar Republikan, që fillon të hënën në Miluoki.

Zoti Biden u bëri thirrje amerikanëve që të mos spekullojnë lidhur me motivin e autorit të sulmit.

FBI po e heton atentatin si një akt të mundshëm terrorizmi të brendshëm. Sulmi tronditi majat e sistemit politik amerikan dhe solli si rezultat – të paktën përkohësisht – një zbutje të fushatës së nxehtë presidenciale të 2024-ës.

Motivi i autorit mbetet i paqartë. Familja e tij po bashkëpunon me autoritetet.

Në makinën e autorit të dyshuar të sulmit u gjetën materiale për prodhim bombash dhe se të tilla materiale u gjendën edhe në shtëpinë e tij.

Prirjet politike të tij nuk ishin të qarta. Ai ishte regjistruar si votues republikan. Por, sipas të dhënave të Komisionit Federal Zgjedhor kur ishte 17 vjeç, ai pati dhënë edhe një kontribut prej 15 dollarësh për organizatën politike “ActBlue”, e cila mbledh fonde për kandidatë demokratë dhe me prirje të majta.

Kevin Rojek, agjent i posaçëm i FBI-së i ngarkuar me zyrën në terren në Pittsburgh, u tha gazetarëve se “është e habitshme” që personi i armatosur qëlloi katër ose pesë herë përpara se të vritej.

“Aktualisht nuk kemi një motiv të identifikuar, megjithëse hetuesit tanë po punojnë pa u lodhur në përpjekje për të gjetur se cili ishte ai motiv”, tha agjenti Rojek, duke vënë në dukje se hetimi mund të zgjasë me muaj./VOA

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti pas vendimit për rritjen prej 20 për qind të pensioneve për disa skema pensionale më 07.10.2024.

Sipas tij, kjo rritje ka mesazhin e mashtrimit në shkëmbim të votës.

“Rritja e pensioneve sot nga Qeveria në ikje është mashtrim. Ky mashtrim shpërfaq fytyrën e këtyre njerëzve që shkon përtej humanizmit sepse ka në vete mesazhin e mashtrimit në shkëmbim të votës për njërën ndër kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, pensionistët”- ka thënë ai.

Ndërsa ka thënë se përveç që është mashtruese, sipas tij, kjo rritje është gjysmake dhe duke marrë parasysh bazën e ulët të pensioneve, as nuk ndikon në mirëqenien e pensionistëve por edhe lë jashtë kategori të tjera sociale.

Ai ka thënë se në qeverinë që synojnë të ndërtojnë pensionet dhe skemat pensionale do të kenë rritje të menjëhershme prej 50 për qind.

“Në qeverinë e ardhshme që ne synojmë ta ndërtojmë, qysh në ditët e para të qeverisjes të gjitha pensionet dhe skemat pensionale do të kenë rritje të menjëhershme prej 50% dhe pastaj çdo vit rritje prej 10%. Të gjitha skemat pensionale do të jenë më shumë se paga minimale prej €500”- ka shkruar ai.

Vendimi i Qeverisë është kritikuar edhe nga partia tjetër opozitare, Lidhjes Demokratike e Kosovës.

Deputetja Hykmete Bajrami ka thënë se rritja e pensioneve dhe pagave në kohë të fushatës elektorale është “tentativë për të blerë vota” dhe “skemë e korrupsionit publik”.

Bajrami: Rritja e pensioneve dhe pagave në kohë fushate, tentativë me ble vota