Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, Foto: KALLXO.com

Gërvalla merr pjesë në konferencën e sigurisë "Defence 24 Days" në Varshavë të Polonisë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, bashkë me Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe drejtorin e AKI-së, Petrit Ajetin, kanë udhëtuar për në Varshavë të Polonisë për të marrë pjesë në konferencën e mbrojtjes dhe sigurisë “Defence 24 Days”.

Konferenca dy ditore “Defence 24 Days” u kushtohet çështjeve që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë.

Atje, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, përmes diskutimeve në panele, Kosova do të paraqes pikëpamjet, angazhimin dhe kontributin e saj në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe Europë.

Në konferencë pritet të flitet edhe për parandalimin dhe mbrojtjen në epokën e luftës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se Gërvalla gjatë konferencës do ketë takime me udhëheqës të Polonisë si dhe shteteve tjera pjesëmarrës në konferencë.

““Defence24 Days” është një mundësi e mirë e diskutimit mes përfaqësueseve më të lartë shtetërorë, ekspertëve, civilëve dhe ushtarakëve, rreth sigurisë dhe mbrojtjes në Evropë” – thuhet mes tjerash në komunikatën e MPJD-së.