Hulumtim: Dosja e plagosjes në Dragash

Në emisionin e sotëm në Kallxo Pernime po transmetohet ekskluzivisht hulumtimi për rastin e plagosjes në Dragash, më 26.04.2024.

Shikoni se si prokurori e telefonon viktimën e kërcënimit, ndërsa nuk e njofton të dëmtuarin për dosjet penale të të dyshuarit.

Çka thotë viktima e dhunës në familje dhe babai i saj që u plagos nga ish- dhëndri i tij?

Kallxo Pernime sjell filmime ekskluzive të momentet kur i dyshuari kërcënon viktimën në objektin e gjykatës në Dragash dhe askush nuk njofton policinë.

Në emision jepen detaje se si policët në Dragash neglizhuan trajtimin e rastit dhe kërcënimet e shumta që u raportuan.

Ndiqni pamjet ekskluzive të negociatave mes prokurorit- negociatorit të Prokurorisë Themelore në Prizren me viktimën e kërcënimit.

Hulumtimi zbardh dosjen e gjykatës dhe prokurorisë për të dyshuarin që theu urdhrat e mbrojtjes për rastet e dhunës në familje ndaj ish-bashkëshortes, dënimet me gjobë, ato me kusht dhe verifikimet që iu bënë.

Viktimat rrëfejnë ditën kritike të 26 prillit dhe plagosjen që ndodhi veç pak metra larg Gjykatës së Dragashit.