Pika kufitare në Jarinjë

Dy persona me pasaporta ruse kapen duke hyrë ilegalisht në Kosovë

Në Stacionin Policor Kufitar të Jarinjës më 05.05.2024 u kapen dy persona me pasaporte ruse, që kishin kaluar ilegalisht kufirin.

Gruaja dhe burri të hasur në dalje të “SPK Jarinje”  nuk kishin viza të Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka verifikuar personat dhe ka rezultuar se nuk kishin hyrje/dalje në Republikën e Kosovës.

Sipas tyre, ata kanë ardhur nga Nishi i Serbisë dhe në SPK Jarinje kanë përfunduar përmes rrugëve ilegale.

Të dyshuarit u dërguan në mbajtje me vendim të prokurorit.