KFOR, ilustrim
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës me ushtrime të përbashkëta
Ushtrimet “Golden Sabre 2024” do të mbahen më 07.05.2024 në kampin “Vrella” mes KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.
KFOR-i njofton se këto ushtrime do të testojnë aftësitë për të implementuar procedurat e menaxhimit të krizave në skenarë të ndryshëm të sigurisë.
“”Golden Sabre 2024” është reflektim i bashkëpunimit të gjatë dhe angazhimit për të mbështetur sigurinë e qëndrueshme në Kosovë, për përfitimin e të gjitha komuniteteve”- thuhet mes tjerash në komunikatën e KFOR-it.
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash citohet të ketë thënë se ky ushtrim simbolizon angazhimin e fuqishëm për të sjellur paqe dhe stabilitet në Kosovë.
“Duke bashkuar fuqitë dhe aftësitë tona, ne dëshmojmë gatishmërinë tonë për të adresuar sfidat dhe përkushtimin tonë për ruajtjen e stabilitetit rajonal” – citohet të ketë thënë Ulutash.
KFOR-i thotë se po vazhdon të implementoj mandatin e vetë bazuar në rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244 të vitit 1999.
Kjo për të ofruar siguri dhe mjedis të sigurt për popullatën e Kosovës si dhe lirinë e lëvizjes.
KFOR-i thotë se është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.