Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Viktima refuzoi substancën narkotike e marrëdhënien seksuale - i dyshuari e godet me thikë në kokë

Një person u arrestua në Fushë Kosovë pasi që dyshohet për veprën “vrasje e rëndë në tentativë”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se  më 05.05.2024 i dyshuari nën ndikimin e substancave narkotike, joshi viktimën që të konsumoj edhe ai substancë narkotike.

Viktima pasi që refuzoi, sipas policisë, u josh nga i dyshuari të kryej marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij.

Pas refuzimit të dytë të viktimës, i dyshuari e ka goditur me thikë kuzhine në kokë dhe i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima u dërgua në QKUK për trajtim mjekësor kurse i dyshuari u dërgua në mbajtje.