Ilustrim

Brenda dy javësh kapet dy herë duke përdorur telefonin gjatë vozitjes, i merret patentë shoferi për tre muaj

Një shoferi në Mitrovicë që po drejtonte automjetin duke përdorur telefonin i merret patentë shoferi.

Më 06.05.2024 policët e Mitrovicës së Jugut hasën në shoferin që përdorte telefonin derisa po e drejtonte mjetin.

Gjatë verifikimit, Policia gjeti se kundërvajtësi edhe para dy jave ishte ndëshkuar për përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të mjetit.

Shoferit iu shqiptua gjobë prej 200 euro, dy pikë negative dhe masa mbrojtëse marrje e patentë shoferit për tre muaj.