Katër raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë

Katër raste të dhunës në familje u regjistruan gjatë së dielës së 05.05.2024 në Kosovë.

Dy raste u regjistruan në Prishtinë dhe nga një rast në Rahovec dhe Mitrovicë të Veriut.

Në Prishtinë, viktima burrë ka raportuar më 04.05.2024 se ish bashkëshortja e tij e cila jeton jashtë shtetit e ka kanosur përmes telefonit. Ky rast sipas Policisë është nën hetime.

Më 05.05.2024, një grua në Prishtinë u ankua në Polici se ka pasur dhunë psiqike nga bashkëshorti i saj. Ky rast ka shkuar në procedurë të rregullt.

Në Rahovec më 05.05.2024 u arrestua i dyshuari i cili pas një fjalosjeje kishte sulmuar fizikisht dhe i kishte shkaktuar dhunë psiqike bashkëshortes së tij.

Viktima pranoi tretman mjekësor, kurse i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.

Një burrë sulmoi bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët e tij(djalë dhe vajzë) më 04.05.2024 në Mitrovicë të Veriut.

I dyshuari u arrestua nga Policia e Kosovës. Për këtë rast nuk raportohet për të lënduar kurse rasti shkoi në procedurë të rregullt.