Lutfi Haziri: Statuja e Zhvendosur, Simbol i Urrejtjes

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Gjilanin dhe kryetari aktual, Lutfi Haziri, komentoi mbi zhvendosjen e statujës që ishte në qendër të qytetit.

Pasi qytetarët e Gjilanit shprehën pakënaqësi me protestë lidhur me këtë zhvendosje, Haziri tha se ajo statujë nuk është përfaqësuese për Gjilanin.

“Ka pasë debat publik, vendim komunal, debat komunal, të gjithë kanë votuar. Viktima partizane është vendosë disa metra mbi vendin ku ka qenë, do të trajtohet në mënyrë dinjitoze edhe pse është simbol i masakrës i Gjilanit. Nuk mundet Gjilani me u pasqyru me diqka që 80 përqind e kanë pa si shenjë e dhunës. Si simbol i urrejtjes megjithatë e kemi rujt”, tha Haziri.

Në Debat Pernime, Haziri tha se statuja e Idriz Seferit që do të vendoset në vend të asaj statuje është shumë më meritore.
Në zgjedhjet e 22 tetorit, Haziri dhe Kurteshi morën më së shumti vota nga kandidatët që ishin në garë për të parin e Gjilanit.

Haziri i LDK-së ka fituar në rrethin e parë 43,51 për qind të votave, ndërsa Kurteshi i VV-së 27.78 për qind.

Votimet për balotazhin do të zhvillohen të dielën e ardhshme, më 19 nëntor

Debatin mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: