Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Lutfi Haziri: Albin Kurti kryeministër tradhtoi Albin Kurtin opozitar

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit Albin Kurti më 3 nëntor në Kuvend lidhur me dialogun dhe draft-propozimin e emisarëve ndërkombëtarë. Sipas tij, Kurti konfirmoi se për të është me rëndësi LVV dhe jo Republika.

Ai shtoi se Kurti ka amnistuar Vuçiqin nga detyrimi për pranim de-jure të Republikës së Kosovës.

“Sa për informatë, partia instuticionale LDK është siguruar me Gjykaten Kushtetuese dhe letrën garantuese të ish të dërguares së posaçme të BE-së për dialogun, Frederica Mogherinit, e cila ka garantuar sovanitetin dhe rendin kushtetues të Kosovës e duke detyruar Vuçiqin të nënshkruaj, por që Kurti s’po mundet. Sepse ka shkaktuar marrëveshje të përkoshme dhe ka amnistuar Vuçiqin nga detyrimi për pranim de jure të Republikës së Kosovës, ndërkaq krekoset për njohje de fakto”- ka shkruar Haziri.

Ai tutje potencoi se Kurti nuk ka tradhëtuar Europën, por besimtarët e majtë të LVV-së.

Derisa, theksoi se Pavarësia de-facto ka ndodhur me 2 korrik 1990, e proceset tutje janë për njohje de-jure.

“Kryeminstri i VV-së nuk ka tradhtuar BE-në, ndoshta as Europën dhe as shqiptarët kudo që janë. Kurti ka tradhtuar besimtarët e majtë të VV-së, e ka tradhtuar vetvetën dhe do besimtarë që vetën e quajnë “guximtarë”, të cilët, po ashtu, kanë guxu me e tradhtu vetën e tyre, duke besuar që po ia bëjnë këtë LDK-së. LDK janë lojalista dhe mbeten instuticionilista përjetë. Per ne, de fakto Pavarësia e Kosovës ka ndodhur me 2 korrik 1990! Të gjitha proceset pas saj janë procese për njohje de jure”- ka shtuar tutje Haziri.

“Je i vetmi që tradhtove kauzën tuaj, besimtarët tuaj të VV-së,vpartnerët tuaj azgana dhe veten tuaj. Albin Kurti kryeminstër e tradhtoi Albin Kurtin opozitar!”- është shprehur më tej ai.

Lutfi Haziri më tej ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje me mosbashkëpunim po zvarrit rrugën e Kosovës në Europë e NATO.

“Mos na shit mjegull neve institucionalistëve që Serbisë më 12 qershor 1999 ia kemi treguar largimin pa kthim nga toka e Kosovës!  Prej 17 shkurtit 2008 jemi sovranë në tokën tonë dhe të barabartë me familjet sovrane në botë. Ka mbetur edhe pak punë që ju po zhagisni nga mosbashkëpunimi dhe mungesa e vizionit për një Kosove europiane e në NATO! Veç po na vononi, përndryshe kemi me mbrri aty me apo pa ty. Fati jonë është vendosur me 2 korrik”- ka shtuar Haziri.

VIDEO – Kurti: Për dy vite dialog kemi arritur veç një marrëveshje që sjell njohje de-facto nga Serbia