Haziri thotë se Gjilani është pa rrymë që nga ora 9 e mëngjesit, KEDS thotë se nuk ka pranuar ankesa

Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan dhe ish-kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri shkruan se qytetarët e Gjilanit dhe disa fshatra prej orës 09:00 nuk kanë energji elektrike.

Tutje ai shkruan se vende-vende energji elektrike ka vetëm njëfazore.

“Shtrenjtimi i rrymës përkundër që nuk ka furnizim, është mashtrim i madh dhe jo vetëm: dhoma e shtëpi të ftohta e terr ne ditën e fundit të vitit!”- shkruan Haziri.

KALLXO.com ka kontaktuar me KEDS për të marrë vesh rreth kësaj problematike.

Zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi thotë se nuk është pranuar ndonjë ankesë në Gjilan.

“Nuk është pranuar ndonjë ankesë në Gjilan! Pavarësisht kësaj, nëse ka, ekipet janë të gatshme për intervenim!”, deklaroi Krasniqi për KALLXO.com.