Kandidati i VV-së Premton se do ta 'Pastrojë' Komunën e Kaçanikut

Kandidati për kryetar të Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, nga Partia Demokratike e Kosovës, në Debat Pernime tha se janë në qeverisje qe 17 vjet dhe do të vazhdojnë me projektet që i kanë nisur.

“Jemi parti në pushtet dhe do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë. Për qytetarët e Kaçanikut, për hir të qytetarëve, do të jem i gatshëm të miratoj kërkesat e tyre.

Kandidati tjetër, Basri Kodra nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se vendimi i parë i tij do të jetë “pastrimi” i Komunës së Kaçanikut.

“Vendimi i parë do të jetë skanimi tërësisht i gjendjes në komunë, dhe raportimi i gjendjes në komunë sepse kemi të bëjmë më një parti që ka qeveris për 17 vite në Kaçanik dhe aty ka pasur shumë shkelje parregullsi po ashtu ka pasur persona të akuzuar”, tha Kodra.

Në rundin e parë të zgjedhjeve, kandidati i PDK-së, Besim Ilazi doli i pari 40,37% ndërsa kandidati i VV-së Basri Kodra i dyti me 21,09%.