Ish-kandidati i LVV-së për kryetar të Kaçanikut emërohet zëvendësministër i Mjedisit
09.1.2024 - 13:55
Jeton Raka është emëruar sot zëvendësministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Ai në zgjedhjet e fundit lokale ka qenë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV) për kryetar të Kaçanikut.
Emërimin e tij e ka bërë kryeministri Albin Kurti, i cili e ka uruar Rakën për detyrën dhe i ka dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive, sipas një njoftimi të Zyrës së Kryeministrit (ZKM).
Në zgjedhjet lokale të vitit 2021, Jeton Raka në balotazh kishte humbur kundrejt kandidatit të PDK-së, Besim Ilazit. Raka kishte marrë 46.09% të votave, ndërsa Besim Ilazi kishte siguruar 53.93%.
Kandidati i LVV-së për Kaçanikun premton se do të ndërtoj tualete të reja në institucionet komunale