Komuna e Kaçanikut, Foto: Facebook
Komuna e Kaçanikut planifikon t’i blejë dy vetura, për tenderin ndan rreth 50 mijë euro
Më 19 shtator, në platformën elektronike për prokurim publik, Komuna e Kaçanikut hapi tender për blerjen e dy veturave për Drejtorinë e Shëndetësisë, përkatësisht për QKMF-në (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare) në Kaçanik.
Për blerjen e këtyre dy veturave, Komuna ka parashikuar të nënshkruajë kontratë në vlerë deri 50,000 euro, me kohëzgjatje të kontratës 30 ditë.
Procedura e hapur e prokurimit ishte lloji i procedurës së përdorur për këtë aktivitetet të prokurimit me kriter për dhënie të kontratës – çmimi më i ulët.
Në bazë të paramasës, mes tjerash, kërkohet që viti i prodhimit të veturës duhet të jetë minimum viti 2022, me llojin e derivateve benzinë, me 5 dyer dhe po aq ulëse, me ndërrues automatik të shpejtësive dhe kërkesa tjera të parapara me paramasë.
Ndërsa për veturën tjetër viti i prodhimit kërkohet minimum 2021, lloji i derivatit – benzinë, ndërruesi i shpejtësive – manual apo automatik, me 5 dyer dhe 5 ulëse dhe karakteristika të tjera që përshkruhen në paramasën e këtij tenderi.