Sveçla: Me VV tarifa prej 100% bëhet e panevojshme

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla thotë se me ardhjen e Vetëvendosjes në pushtet, do të vendoset reciprociteti me Serbinë.

Sipas tij, me vendosjen e reciprocetit, tarifa prej 100% bëhet e panevojshme.

Ne e kemi përkrahë tarifën edhe pse ne mendojmë që masa e duhur është reciprociteti ekonomik, politik dhe ai diplomatik. E kemi përkrahë këtë, sepse siç thotë populli prej borxhlisë të keq, edhe bishtin e sakicës, rrjedhimisht mirë që është marrë, por nuk mjafton”, tha Sveçla në Debat Përnime.

“Ne si VV, kur të vijmë në pushtet me 7 tetor do të vendosim reciprocitetin dhe pastaj taksa bëhet e panevojshme”, tha tutje Svecla.

Svecla ka treguar se cili është qëllimi i LVV-së me vendosjen e reciprocitetit.

“Me reciprocitet nënkupton ndërmarrja e masave të njëjta që Serbia i merr. P.sh njohja e vulave doganore, njohja e prejardhjes së produktit, nëse Serbia nuk e pranon Republikën e Kosovës, nuk ka kurrfarë arsyen që ne ta pranojmë Republika e Serbisë”, tha Sveçla.

Qeveria e Kosovës vendosi taksë 100% ndaj mallrave që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina si reagim ndaj lobimit të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar vazhdimisht suspendimin e kësaj mase për t’i lënë rrugë vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partitë të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet qeverisëse.

Debat Pernime do të fillojë çdo ditë nga ora 20:30 në Televizionin 21 dhe live në Facebook të KALLXO.com.