Veseli komenton mos-finalizimin e koalicionit VV-LDK

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së, Kadri Veseli e ka komentuar mos arritjen e koalicionit qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

I pyetur nëse beson se do të arrihet të konstituohet Kuvendi, duke ditur se partitë që dolën të para në zgjedhje VV dhe LDK ende nuk e kanë bërë koalicionin, ai tha se beson në Zot dhe në komb.

“Këto të tjerat pak më bëjnë përshtypje. PDK do të jetë opozitë, do të jemi konsistent në mbrojtjen e interesave të qytetarëve”, tha Veseli.

Sipas tij, Kosova nuk ka luks për vonesa në këtë drejtim.

“Presim një seriozitet që institucionet të krijohen sa më shpejt”, tha i pari i PDK-së.

Ai shtoi se PDK-ja si opozitë do të jetë transparente çdo ditë.

“Ne nuk lidhemi me individë dhe nuk ka bëjnë përshtypje individët”, tha Veseli.

PDK-ja nga zgjedhjet e 6 tetorit, ka mbetur në opozitë, duke u renditur e treta, pas VV- se dhe LDK-së.

Ndërkaq, edhe pse kanë kaluar më shumë se 2 muaj nga zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, VV dhe LDK ende nuk e kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje.

LIVEKryesia e Kuvendit

Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 18 décembre 2019

Dy muaj pas zgjedhjeve, në pritje për formimin e institucioneve të reja

.