Milaim Zeka, NISMA.

Zeka sërish me akuza ndaj VV-së

Deputeti i NISMA Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka “protestuar”, që nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti ia ka ndal fjalën gjatë replikave që të martën i kishte me shefin e GP të LVV Glauk Konjufca.

Zeka tha se “Fyerja është shumë me e rënd kur kolegu i thotë kolegut hajn sesa me i thënë i sëmur mental sepse pa kanë i sëmur mental në foltore këtu e në vend nuk e akuzon dikë pa fakte”, tha Zeka.

Zeka, ka përmendur edhe aplikimet e të rinjve për punë në gjermani.

Zeka tha se ka fakte që Lëvizja Vetëvendosje po i organizojnë këto lojëra në Prizren.

“Janë këta njerëz që donë me ul në zero imazhin e Kosovës para ndërkombëtarëve për mos liberalizim të vizave. LVV jeton vetëm kur qytetarët i nxit padrejtësisht për gjera që nuk kanë të bëjnë me realitetin”, tha Zeka.

Ndryshe para disa ditëve, kishte interesim të të rinjve prizrenas që të aplikojnë për vende pune në një kompani gjermane.