Nënkryetari i Skënderajt në ‘Jeta në Komunë’

Nënkryetari i komunës së Skënderajt, Fadil Nura, do të dalë nesër në debat për të dhënë llogari për dy vitet e para të këtij mandati qeverisës në komunë.

Emisioni ‘Jeta në Komunë’ ka debatuar me nënkryetarin Fadil Nura pasi kryetari i zgjedhur i komunës, Sami Lushtaku gjendet në vuajtje të dënimit.

Në këtë debat do të flitet për atë se si komuna e Skënderajt furnizohet me derivate nga kompania e asamblistit të PDK-së.

Pse vjehrri i nënkryetarit të komunës mori tender prej 700 mijë euro nga komuna?

Për strategjinë zhvillimore të miratuar nga komuna.

Për atë se si është e mundur që Skënderaj nuk ka varreza?

Dhe për atë se pse ende nuk është ndërtuar objekti për veteranët e luftës së UÇK-së?

Debati me nënkryetarin e Skënderajt Fadil Nura transmetohet në RTK, të dielën në orën 13:00.