Basketboll, Foto: FBK

Ndeshja Trepçë – Prishtinë, një polic lëndohet nga tifozët

Ndeshja e mbrëmshme e basketbollit në mes klubeve “Trepça” dhe “Prishtina” përfundoi me tensione.

Fitorja e KB Trepça më 25.04.2024 bëri që disa prej tifozëve të gjuajnë gjësende të forta në drejtime të ndryshme.

Në mesin e këtyre gjësendeve kishte edhe ulëse të palestrës, e si pasoj e gjuajtjes me to, një zyrtar policor pësoi edhe lëndime trupore.

Siç është thënë në raportin e Policisë së Kosovës, polici i lënduar ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti tash po hetohet nga njësitet përkatëse.