Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Posedim i narkotikëve, Policia arreston një person në Skenderaj

Në Skenderaj është arrestuar një person për posedim të narkotikëve.

Siç raporton Policia, atij iu “gjet dhe konfiskua” substanca e dyshuar marihuanë gjatë kontrollit të vetures në rrugën “Epopeja e Jasharajve” .

Pesha e substancës ishte 14.4 gramë.

I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur më 24.03.2024 rreth orës 23:40.