Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Reagon Sami Lushtaku pas intervistimit nga ZPS

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është ndaluar në zyret EULEX-it për intervistim nga hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) më 08.03.2024.

Atij iu konfiskua telefoni nga ZPS.

Lushtaku më 09.03.2024 përmes një postimi në facebook ka falënderuar të gjithë qytetarët për interesimin dhe mbështetjen ndaj tij.

Ai shkroi se ndihet krenar për çfarë ka bërë për Kosovën duke deklaruar se shqiptarët kanë paguar çmim të lartë në emër të Drejtësisë Tranzicionale.

“Jam krenar për gjithçka çfarë kam bërë për vendin tim, liria e të cilit erdhi pas luftës dhe sakrificës së mijëra dëshmorëve e martirëve të cilët ranë gjatë luftës sonë çlirimtare të vitit 1998-1999. Në kërkim të Drejtësisë Tranzicionale në Kosovë, ne shqiptarët kemi paguar çmim të lartë. Drejtësisë nuk i kemi ikur asnjëherë sepse lufta jonë ishte luftë për liri, barazi e demokraci”- shkroi ai.

Deklarata e Zyrës së Prokurorit të Specializuar pas intervistimit të Sami Lushtakut