Komuna e Skenderajt

Dorëhiqet drejtori i Urbanizmit në Komunën e Skenderajt

Driton Mulaj, drejtor i Urbanizmit në Komunën e Skenderajt, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Sipas njoftimit të Mulajt, dorëheqja ka të bëjë për “arsye personale dhe shëndetësore”.

Ai ka thënë se do të vazhdojë të mbetët “përkrahës i PDK-së” sepse sipas tij, pa këtë parti, “nuk ka zhvillim”.

“Me anë të këtij njoftimi informoj shokët, miqtë, dashamirët, anëtarët dhe simpatizantët e PDK-së qe nga sot nuk jam Drejtor i drejtorisë për Urbanizëm dhe mbrojtje të ambientit në Skenderaj për arsye personale dhe shëndetësore, po ashtu ju njoftoj që çdo herë kam qenë dhe do të mbetëm përkrahës i PDK-së sepse pa PDK-në nuk ka zhvillim dhe ecje të proceseve të vendit” – ka shkruar Mulaj.

“Respekt kryetarit Nura që më dha besimin të jap kontributin tim profesional dhe njerëzor në të mirë të komunës dhe qytetarëve tonë duke udhëhequr dikasterin më të rëndësishëm të komunës për zhvillim të projekteve zhvillimore” – ka shkruar Mulaj në rrjetin social “Facebook”.

Brenda këtij mandati të kryetarit Fadil Nura, ky është drejtori i dytë që jep dorëheqje.

Zymer Delija është drejtori i cili emëruar në fillim të udhëheqjes së Nurës në Skenderaj.

Para dy vitesh Delija, dha dorëheqje nga posti i drejtorit. Ai kishte kërkuar nga kryetari i Komunës që ta lirojë nga detyra për shkak të angazhimeve të mëdha private qe ai i ka në biznesin e tij familjar.