Aparate të lojërave të fatit | Foto: KALLXO.com

Arrestohet një person në Skenderaj për organizim të lojërave të fatit

Një person është arrestuar më 26.03.2024 në Skenderaj për organizim të lojërave të fatit.

Sipas Policisë së Kosovës, personi i arrestuar ka qenë punëtor i një lokali.

Gjatë bastisjes, Policia ndër tjera ka gjetur dy aparate bixhozi dhe kompjuterë për printimin e tiketave të lojërave të fatit.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe inspektorët komunal të cilët kanë mbyllur lokalin, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.