Ilustrim
Klinë: I vjedhin veturën në oborr të shtëpisë
25.2.2019 - 00:01
Policia e Kosovës njofton se në fshatin Jagode të Klinës, një burrë ka raportuar se gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës në oborrin e shtëpisë së tij i është vjedhur vetura e tij e tipit Opel Vectra me targa vendore.
Tutje policia sqaron se në veturë viktima ka deklaruar se ka pasur çelësin dhe dokumentet e veturës.
Sipas policisë rasti në fjalë është ende nën hetime.