VIDEO - Sallën e ping-pongut në Prishtinë e mbulon uji

Pas të reshurëva të shiut në ditët e fundit, sallën e ping-pongut në Prishtinë e cila gjendet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë e ka mbuluar uji.

KALLXO.com ka siguruar video nga salla e ping-pongut ku shihet e mbuluar me ujë.

Ping-pongistët kosovar që ushtrojnë në këtë sallë nuk po munden t’i shfrytëzojnë tabelat e ping-pongut për t’i realizuar ushtrimet e tyre.

Kjo sallë gjithmonë ka probleme kur bie shie duke hyrë uji në të.