Reshjet e shiut, paralajmërohen vërshime të shpejta në disa zona të Kosovës

Pas reshjeve të shiut në orët e paradites, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këto reshje shiu e kanë kapluar gjithë vendin, me intensitet më të lartë në disa zona në veri-perendim, veri-lindje dhe në qendër.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjiik, në këto zona mund të ketë vërshime të shpejta.

Përveç tyre, ato mund të shkaktojnë edhe pengesa në qarkullim, sisteme të kanalizimit, probleme në të gjitha aktivitetet bujqësore, probleme me trafikun dhe rrezik për rrëshqitje të dheut.

“Nuk parashikohet të ketë përmbytje lumore sidomos nga lumenjtë kryesorë, të cilët aktualisht

kanë nivele nënë kuatat e tyre mesatare për këtë periudhë të vitit”, thuhet në njoftimin e IHMK.

Mirëpo, IMK parashikon se gjatë orëve të pasditës, këto reshje do të bien në intensitet dhe situata në vend gradualisht do të stabilizohet.