array(1) {
  [0]=>
  array(3) {
    ["square_thumb"]=>
    bool(true)
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#ae1919"
    ["menu_attr"]=>
    string(5) "Ekipi"
  }
}
Shkelqim Xhaqkaj

Shkelqim Xhaqkaj

Shkelqim Xhaqkaj ka përfunduar studimet master për Qeverisje Lokale dhe Shoqëri Demokratike, në kuadër të Universitetit “Kadri Zeka” Gjilan,  “Ukshin Hoti” Prizren dhe “Haxhi Zeka” Pejë. Studimet bachelor i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Dega Gazetari dhe Komunikim Masiv, në vitin 2017. Ekipit të KALLXO.com i është bashkuar në tetor 2018 pasi ka punuar në disa portale lajmesh. Është i lindur në fshatin Hogosht të Kamenicës. I pëlqen futbolli por më shumë e shikon se që luan. Me klubin ‘Kika’ e lidh fëmijëria ndërsa Juventusin e ka klub për t’ia përmbushur shijen me këtë sport. Në rast kur Juventus humb, për disa orë mbetet i paqasshëm.