Liqeni i Badovcit

Pas disa vitesh, liqeni i Badocit arrin nivelin maksimal me ujë (VIDEO)

Reshjet e shiut të cilat kanë mbizotëruar javëve të fundit në disa zona të Kosovës kanë bërë që disa zona të ketë vërshime.

Por, nga këto reshje liqeni i Badovcit, prej nga furnizohen 30% e konsumatorëve me ujë të pijshëm është arritur niveli maksimal i ujit.

KUR “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme edhe liqeni i Badovcit prej nga furnizohen 30% e konsumatorëve me ujë të pijshëm ka filluar të kapërderdhet.

Sipas tyre, liqeni i Badocit, për herë të fundit ka arritur nivelin maksimal të kapërderdhjes në fund të muajit maj 2016, ndërsa në vitin 2018 kishin mbetur edhe 15 cm të arrijë kapërderdhjen.

“Pra, në këtë nivel si sot ka qenë në vitin 2016”- thonë nga KRU ‘Prishtina’ në një postim në Facebook nga ku kanë bashkangjitur edhe pamje të liqeni.