Foto: Shpend Ahmeti

Formacionet zyrtare: Drita – Llapi

Janë publikuar formacionet  zyrtare për ndeshjen Drita – Llapi, që luhet në kaudër të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës.

Drita në këtë ndeshje do të luajë me treshen e sulmit Ajzeraj, Pristly dhe i riu Ardit Tahiri në qendër të sulmit.

Dritës në këtë ndeshje i mungon Arbnor Muja  për shkak të një lëndimi dhe Agim Zeka. Në  bankën rezerv janë lojtarë si Astrit Fazliu, Almir Kryeziu, Simonovski, Islami, Bardhoku e Haxhimusa.

Trajneri Tahir Batatina, ka vendosur që në formacionin startues ta rikthej sulmuesin Festim Alidema së bashku me Veliun dhe Fazliun.

Në pesë takimet e fundit Drita ka qenë superiore ndaj Llapit, duke i fituar të gjitha ndeshjet.

Duke e marë parasysh cilësinë e vendasit, Drita, pritet të jetë favorite për t’a fituar këtë ndeshje.

Gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje do të jetë Vigan Iberdemaj, asistent të tij do të jenë Imran Kabashi dhe Gzim Mehmeti, në dhomën e VAR-it do të jenë Alban Shala dhe Lumturije Muhadri.

Drita – Llapi luhet nga ora 17:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan.