Foto: screenshot

Real Madrid mposht Barcelonën, pothuajse ia shuan gjasat për titull

Real Madrid ka shënuar një fitore vendimtare në luftën për titull në La Liga, duke e mposhtur Barcelonën me rezultat 3 me 2 në derbin spanjoll “El Classico”.

Të parët në epërsi kaluan katalunasit në minutën e 6-të të ndeshjes me anë të Christensen.

Madrilenët barazuan rezultatin në minutën e 18-të me anë të Vinicus Junior, pas penalltisë së fituar nga Lucas Vazques.

Në pjesën e dytë ishte prapë Barcelona që kaloi në epërsi, kësaj here me anë të Fermin Lopez, i cili shënoi në minutën e 69-të.

Por madrilenët shpejt u kundërpërgjigjën, sërish me Lucas Vazques, i cili shënoi në minutën e 73-të.

Golin vendimtar të ndeshjes e shënoi anglezi Jude Bellingham në minutën e 90-të, duke u dhënë madrilenëve tre pikët vendimtare në luftën për titull.

Me këtë fitore Real Madrid prin në tabelë me 81 pikë, ndërsa Barcelona ngec me 70 pikë, duke krijuar diferencën prej 11 pikëve.